Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Tallavaja e Ramës me administratën në Athinë

 Më 1 qershor 1936 lindi Odiseja shqiptar, Bekim Fehmiu

Më 1 qershor 1936 lindi Odiseja shqiptar, Bekim Fehmiu

07:00, 01/06/2022
A+ Aa A-

Më 1 qershor 1936, u lind aktori që do të linte gjurmë të pashlyera në kinematografinë e Ballkanit dhe që do të jepte një kontribut të madh në atë botërore, Bekim Fehmiu.
Sarajeva, ku familja e tij gjakovare vuajti internimin, do të ishte edhe vendi ku Fehmiu do të vinte në jetë. Familja e tij qendroi me banim në Shkodër deri në vitin 1939. Pas pushtimit italian dhe bashkimit të një pjese të Kosovës me Shqipërinë, u zhvendosën drejt Prizrenit. Gjatë vjetëve 1956-1960, aktori studioi në Fakultetin e Artit Dramatik në Beograd.

Spikati veçanërisht në filmin "Mbledhësit e puplave" dhe menjehershëm ra në kontakt me shumë shtëpi të filmit në botë. Ka luajtur një sërë rolesh, duke interpretuar në shqip, në maqedonisht, në serbisht, në turqisht, në spanjisht, në frëngjisht, në anglisht dhe në italisht. Mishërimi mjeshtëror i personazheve prej tij, do të hasej dukshëm në realizimet "Prova speciale", "Odiseja", "Aventurieri", "Rruga", "Vite të nxehta" dhe "Dezertori".

Fehmiu ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të artit filmik, si: Ava Gardner, Robert Shoè, John Huston, Dirk Bogard, Irenë Papas, Claudia Cardinale etj. Shqipërinë e vizitoi për herë të parë në vitin 1972, ndonëse nuk e fshehu kurrë dashurinë për vendin e origjinës. Aktori ndërroi jetë më 15 qershor 2010.

Bashkëngjitur më poshtë, një foto e Fehmiut nën rolin e Uliksit, si edhe dokumenti që përcjell informacion mbi vizitën e tij në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco