Më 31 maj 1950, Shqipëria vendosi të kthejë të burgosurit gjermanë të Luftës II Botërore

Më 31 maj 1950, Shqipëria vendosi të kthejë të burgosurit gjermanë të Luftës II Botërore

12:37, 31/05/2022
A+ Aa A-

Si sot, më 31 maj 1950, qeveria shqiptare vendosi të riatdhesojë të burgosurit gjermanë dhe austriakë, të mbetur në vend gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas lufte, kryesisht robërit gjermanë, punuan në ndërrmarrje që lidheshin me bonifikimin e vendit. Një pjesë e mire e trupave u riatdhesuan më 30 qershor 1950.

Rreth 227 robër gjermanë arritën të riatdhesohen sërish në Gjermani, të mbështetur edhe nga Bashkimi Sovjetik. Intenerari fillonte nga Durrësi drejt Gjermanisë Lindore, e cila do të bënte çmos që të rimerrte atë pjesë sado të vogël të shtetasve të saj.

Një kontribut të madh për riatdhesimin e tyre luajti edhe Kryqi i Kuq, i cili ndërveproi në shumë shtete për të qartësuar rolin e ushtarëve, të teknikëve dhe të qytetarëve që ishin njollosur me damkën e “pushtuesit”. Ky hap do të ndikonte edhe në forcimin e marrdhënieve mes Gjermaninë Lindore dhe Tiranës zyrtare.

Më poshtë, paraqitet fotoja e një grup robërish dhe dokumenti  i Arkivës së Shtetit që tregon numrin e punonjësve (të burgosur gjermanë), të cilët kanë punuar për ndërtimin e stadiumit "Qemal Stafa".


Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco