SPECIALE-SYRI TV/ Teqja e Limjanit dhe roli i saj në Dibër, Qemal Shehu intervistë për Syri Tv

15:06, 30/05/2022
A+ Aa A-

Nga Egla Xhemali

‘Teqja e Limjanit dhe roli i saj në Dibër’, është botimi i fundit i Qemal Shehut, që kalon nga rrafshi historik e fetar për të mbërritur te e njerëzishmja, e thella, shpirtërorja.

Në këtë libër trajtohet e djeshmja, nisur me rëndësinë që kanë objektet fetare, ndalimi i besimit deri te mbyllja e xhamive dhe kishave në vitin 1967, dhe lufta e ashpër e regjimit diktatorial, për t’i larguar njerëzit nga drita e Zotit. Shehu tregon ndër faqe për kontributin e familjes dhe fisit të tij e për  rolin e rëndësishëm që patën ata si mbrojtës të trashëgimisë kulturore.

Përmes rrjedhshmërisë së rrëfimit Shehu hyn në odat e mëdha dibrane, në vendet ku zhvilloheshin biseda të gjata, veçantia e të cilave ishte përdorimi i alegorisë.

Histori interesante është edhe ajo e Dine Hoxhës, që autori e quan, dinamit të mendjes dibrane dhe asaj shqiptare, i cili shpëton mbretin Zog nga një atentat i përgatitur nga konsulli jugosllav.

Në një intervistë për SYRI TV, Shehu tregon se si erdhi tek ai ngacmimi për ta shkruar librin dhe si ai u flet të rinjve e i’u kujton rëndësinë e trashëgimisë kulturore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco