VIDEO-SYRI TV/ Nisin ‘Netët Korçare të Poezisë’, festivali vjen në edicionin e tij të 27

12:32, 29/05/2022
A+ Aa A-

Nis aktiviteti kulturor “Netët Korçare të Poezisë”. Për 3 net, poetët nga Shqipëria, Kosova e shtete të ndryshme të botës mblidhen në Korccë dhe u recitojnë u artdashësve poezitë e shkrimtarëve botëror.

Nga SYRI TV

Ka startuar mbrëmjen e së shtunës në ambientet e Bibliotekës " Thimi Mitko" aktiviteti kulturor" Netët Korçare të Poezisë".

Ky festival poezie vjen në edicionin e tij të 27 ku pjesë e saj janë autorë shqiptarë e të huaj, poetë të njohur dhe poetë të rinj. Pwr organizatorin Eris Rusi dyert e poetëve janë gjithmonë të hapura si për ata që jetojnë jashtee apo brenda vendit.

Poetja Mimoza Ahmeti ndihet e vlerësuar që është pjesë e këtij festivali. Qyteti i Korçws për poeten ka të ngërthyer kujtimet pasi është qyteti i gjyshes së saj e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e Ahmetit.

Ndërkohë Dalila Hiaoui nga Tunizia shprehet se aktiviteti është mbresëlënës pasi shumë qytete në botë janë bërë bashkë për të recituar poezinë botërore.

‘Është hera ime e tretë në Shqipëri, por e para në Korçë. Ndihem si në shtëpi. Duket se qytetet e botës janë bërë bashkë për të recituar poezinë botërore.

Qetësia këtu te fal e të inspiron për më tepër. Jam e nderuar të marr pjesë në këtë aktivitet, duhet që të bëjmë me tepër të tilla shfaqje’, tha Dalila Hiaoui.

Ky festival ka bërë bashkë më shumë se 40 poetë nga e gjithë bota të cilët dhanë shfaqje me sukses përpara dhjetërave shikuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco