Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

‘Triangle of Sadness’ në Kanë, regjisori: Donim që filmi të ishte i diskutuar nga të gjithë

‘Triangle of Sadness’ në Kanë, regjisori: Donim që filmi të ishte i diskutuar nga të gjithë

10:57, 29/05/2022
A+ Aa A-

Satira sociale e Ruben Ostlund, “Triangle of Sadness”, fitoi Palmën e Artë në Festivalin e 75-të të Filmit në Kanë të shtunën, duke i dhënë Ostlund një nga çmimet më prestigjioze të kinemasë për herë të dytë.

Ostlund, ka thënë se qëllimi i filmit ishte që pas shfaqjes së tij njerëzit të ndaleshin dhe të kishin për çfarë të flisnin pas përfundimit të tij.

“Kur filluam të bënim këtë film, mendoj se kishim një qëllim, të përpiqeshim me të vërtetë që të bënim një film emocionues për audiencën dhe të sillnim një përmbajtje që i provokon mendimet,” tha Ostlund, mbrëmë pasi e pranoi çmimin, shkruan BBC,transmeton Syri. Net.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco