Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

VIDEO-SYRI TV/  Çelet ekspozita 'Përtej kohës' e piktorit Artan Peqini

VIDEO-SYRI TV/ Çelet ekspozita 'Përtej kohës' e piktorit Artan Peqini

20:23, 12/05/2022
A+ Aa A-

Ekspozita “Përtej kohës” e piktori Artan Peqini i fton dashamirësit e artit në galerinë FAB, për të udhëtuar në shumëkohësi e për të rrokur të njerëzishmen, kujtimet, aromat e gjendjet e përjetuara ndër vite. Punimet e artistit janë himn për jetën, ndërsa feksjet e dritës janë hapësira për të përqafur shpresën e lirinë.  

Një mikro-univers që merr përmasat e një bote, i krijuar mrekullisht deri në detajet më të qenësishme të pikturës.

Artan Peqini rrëfen përmes qëmtimesh të thella ndjesore, për jetën, për humanët që kanë shenjuar me dritë frymimin e tij, për fëmijërinë, udhëtimet që përqafin e shtrihen në dy kohë, e për të tashmen, që rrjedh kullueshëm drejt së ardhmes e që ju gëzohet bijëve.

“Përtej kohës” i flet ëmbël të njerëzishmes, përkëdhel përmes simbolesh idilike kujtesën e shijuesve të artit, na kthen përmes aromash e ngjyrash në një retrospektivë lumturie drejt moteve e gjendjeve të dikurshme, pa harruar të sotmen.

Copëzat e rrëfimeve të piktorit, bisedat e gjata dhe ngacmimet që kanë lindur nga magjia e natyrës, i dhanë jetën një tjetër ëndrre të përkryer, që u përthye në himn për të bukurën estetike e shpirtërore nga kuratorja Najada Hamza.

Feksjet e dritës në pikturat e Artan Peqinit e ftojnë dashamirësin e artit në një hapësirë tjetër lirie e shprese.

Penelata e tij dhe punimet e ekspozitës në Galerinë FAB premtojnë, t’ju rrokin në shumëkohësinë e artit të mirë.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco