Presioni i Kremlinit/ Gazeta ruse, Novaya Gazeta pezullon punën

Presioni i Kremlinit/ Gazeta ruse, Novaya Gazeta pezullon punën

15:26, 28/03/2022
A+ Aa A-

Gazeta ruse, Novaya Gazeta tha se ka pezulluar punën online dhe shtypjen e gazetës, deri në përfundimin e “operacionit të posaçëm” të Rusisë në Ukrainë, term që Moska përdor për pushtimin e Ukrainës.

Kryeredaktori i kësaj gazete, Dmitry Muratov është bashkëfitues i Çmimit Nobel për Paqe të vitit të kaluar.

Gazeta, që veçse ka hequr materialet nga ueb-faqja e saj për veprimet ushtarake të Rusisë në Ukrainë, duke u bazuar në ligjin e ri rus, tha se ka pranuar edhe një paralajmërim nga rregullatori i mediave të Rusisë të hënën lidhur me raportimin e saj. Ky paralajmërim, sipas Novaya Gazeta, ka bërë që gazeta të pezullojë operacionet e saj./REL/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco