Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO-SYRI TV/ Inagurohet shtëpia muze e Sterjo Spasses, djali: Jam shumë i emocionuar

15:37, 25/03/2022
A+ Aa A-

Është inaguruar të premten Shtëpia Muze e shkrimtarit të njohur Sterjo Spasses në Gollomboç të Pustecit. Djali i shkrimtarit Ilinden Spasse shprehet tepër i kënaqur për vlerësimin që i bëhet figurës së të atit ndërsa Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, Gjergji Koki shprehet se ndërtesa paraqet një objekt të rëndësishëm arkitektonik.

Nga SYRI TV

Pas 2 vitesh proces restaurimi është rihapur për të gjithë turistët vendas e të huaj shtëpia muze e shkrimtarit të njohur Sterjo Spasses, në Gollomboç të Pustecit.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Korçë, Gjergji Koki shprehet se ndërtesa paraqet një objekt të rëndësishëm arkitektonik e po aq të rëndësishme janë edhe dorëshkrimet në brendësi të saj ku shtohet një vlerë e çmuar për rajonin.

Djali i shkrimtarit Ilinden Spasse shprehet tepër i kënaqur dhe i emocionuar për vlerësimin që i bëhet figurës së të atit duke treguar dhe kujtime me babain e tij.

Hapja e Shtëpisë Muze të Spasses do jetë një vlerë e çmuar për turizmin në këtë zonë duke iu shtuar guidave për të gjithë ata që vizitojnë zonën e Pustecit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco