24 marsi 1999, dita kur NATO filloi bombardimet kundër ushtrisë serbe në Kosovë

24 marsi 1999, dita kur NATO filloi bombardimet kundër ushtrisë serbe në Kosovë

11:28, 24/03/2022
A+ Aa A-

Sot përkujtohet dita kur NATO, në 24 mars të vitit 1999, filloi bombardimet kundër ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Këto bombardime zgjaten 78 ditë. Si rezultat i këtyre bombardimeve, Sllobodan Millosheviç, “Kasapi i Ballkanit”, si u quajt nga mediat e huaja, shpalli në Kumanovë kapitullimin e plotë të Serbisë, njofton Muzeu Historik Kombëtar.

Në 12 qershor të vitit 1999 trupat e NATO-s u futën në territorin e çliruar të Kosovës.

Kjo luftë i shkaktoi Kosovës qindra dhe mijëra të vrarë apo të zhdukur, si dhe shkatërrimin në masë të fshatrave, banesave nëpër qytete e deri në shkatërrimin e shumë vlerave të trashëgimisë kulturore, siç ishte Çarshia e Gjakovës, shtëpia dhe Memoriali i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj.

Pavarësia e Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008. Sot, Republika e Kosovës aspiron për t’u bërë pjesë e BE-së dhe NATO-s.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco