Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Më 24 mars 1911, Kryengritja e Malësisë së Madhe

Më 24 mars 1911, Kryengritja e Malësisë së Madhe

09:34, 24/03/2022
A+ Aa A-

Më 24 mars kujtojmë Kryengritjen e Malësisë së Madhe, të vitit 1911.

Masat e ashpra të forcave osmane kundër popullsisë së pambrojtur dhe kundër çdo shfaqeje të patriotizmit shqiptar e shtuan pakënaqësinë ndaj regjimit xhonturk dhe ngritën më lart ndërgjegjen kombëtare të popullit shqiptar.

Gjatë ekspeditës së Shefqet Turgut Pashës në Malësinë e Madhe, malësorët qenë larguar nëpër male ose ishin strehuar në Malin e Zi. Në këto rrethana, komitetet e fshehta filluan përgatitjen e një kryengritje të re, e cila do të fillonte në muajin maj të vitit 1911, mirëpo mbreti Nikolla i Malit të Zi synonte të realizonte planet e tij pushtuese ndaj Shqipërisë së Veriut.

Kryengritja shpërtheu para kohës së parashikuar, më 24 mars 1911. Malësorët nën udhëheqjen e Dedë Gjo Lulit, pas luftimesh të përgjakshme çliruan Tuzin dhe ngritën flamurin shqiptar.

Shpërthimi i parakohshëm i kryengritjes së Malësisë së Madhe i gjeti të papërgatitura krahinat e tjera të Shqipërisë dhe çrregulloi planin për një kryengritje të përgjithshme.

Krerët e kryengritjes u mbodhën në një kuvend në Pllajën e Gërçës, në Malësinë e Madhe, ku nënshkruan një Memorandum me 12 kërkesa, i cili iu paraqit Portës së Lartë. Kërkesat e Memorandumit të Gërçës qenë: njohja e kombit shqiptar, bashkimi i vilajeteve shqiptare, çelja e shkollave shqipe etj. Realizimi i këtyre kërkesave do të çonte në krijimin e provincave autonome shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco