Dita e Sulltan Nevruzit, ditëlindja e Imam Aliut në Qabe, njërit nga shenjtorët më të mëdhenj të kohërave

Dita e Sulltan Nevruzit, ditëlindja e Imam Aliut në Qabe, njërit nga shenjtorët më të mëdhenj të kohërave

08:38, 22/03/2022
A+ Aa A-

Sulltan Nevruzi: Çfarë kremton sot Komuniteti Bektashian në Shqipëri?

Dita e Nevruzit apo e quajtur ndryshe edhe dita e Sulltan Nevruzit shënon ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Në këtë ditë çdo gjë rigjallërohet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë. Nevruzi do të thotë “Dita e re” nga persishtja dhe Sulltan do të thotë “Mbret”, pra, Nevruzi Sulltan do të thotë “Mbret i gjithë ditëve”. E ka origjinën qysh herët.

Në Shqipëri filloi të festohej që kur u përhap Bektashizmi në shekujt XIII. Për këtë festë poeti ynë i madh Bektashian Naim Frashëri ka thënë: “Sot është një ditë e re që përsëritet moti, lind vera, lind ngrohtësia, lind Aliu, lind vetë Zoti”. Kjo ditë ka një domethënie të veçantë për të gjithë besimtarët. Është dita e Imam Aliut, dhëndrit të profetit Muhamed, ai ka qënë krahu i djathtë i Profetit. Prandaj kjo festë për Bektashinjtë përfaqëson një ditë të shënuar dhe nga më të bekuarat të vitit.

Ai ka lindur më 22 Mars, është një nga shenjtorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe është i pari i dymbëdhjetë Imamëve. Imam Aliu është i pari i besimtarëve i pajisur me dituri hyjnore nga vetë Profeti Muhammed (a.s.), i cili thotë: “Unë jam qyteti i diturisë dhe Aliu është porta e tij”; “Inteligjenca u pjesëtua në dhjetë pjesë: nëntë pjesë i ka Aliu, dhe një pjesë gjithë njerëzia” ose “Unë me Aliun jemi si Haruni me Musain”; Ceremonia e Sulltan Nevruz-it 2 “Kush do Alinë më ka dashur mua, kush më do mua, ka dashur Zotin, dhe kush urren Alinë, më ka urryer mua, kush më urren mua, ka urryer Zotin”. Prandaj me të drejtë u quajt prijës i besimtarëve, dijetarëve që bënë epokë të artë e që i dhanë njerëzimit mbarë dritë. Ai ishte njeriu i luftës për përparimin njerëzor. Ai përdorte bukur fjalën për çlirimin e shpëtimin njerëzor.

Ai la pas tre parime: Shkallën e të menduarit, unitetin njerëzor, drejtësinë. Prandaj mbeti simbol i përhershëm i drejtësisë, sa Bektashinjtë betohen: Ja Muhamed -Ali! Në këtë ditë madhështore nis stina e pranverës, ekuinoksi pranveror, ku dita i merr natës dhe drita errësirës. Madje në një fragment të caktuar sekondi gjatë ndërrimit të orëve për mbërritjen e datës 22 Mars, të gjithë krijesat frymore ose jo, i falen Perëndisë sepse sot çdo gjë nis të marrë jetë e gjallëri. Dita nis me urimet më të mira për mbarësi, mirëqënie, paqe dhe dashuri.

Në shekullin XX dhe në mënyrë të veçantë në mesin e tij, kjo festë është shndërruar në një manifestim mbarëkombëtar. Në Shqipëri Dita e Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1992. Besimi Bektashian ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë. Bektashinjtë janë të përhapur edhe në Kosovë, Maqedoni si dhe në gjithë njerëzimin dhe ka institucione përfaqësimi në 31 shtete të tjera të botës. 3 Ceremonia e Sulltan Nevruz-it Dita e Nevruzit festohet edhe në vende të tjera të botës myslimane në data që variojnë nga 20 deri më 26 Mars si: Afganistan, Azerbaixhan, Bullgari, Francë, Greqi, Gjeorgji, Gjermani, Kirgistan, Kosovë, Irak, Iran, Itali, Kazakistan, SHBA, Shqipëri, Taxhikistan, Turkmenistan, Turqi, Uzbekistan, Zvicër etj...

IMAM ALI

Imami Aliu është i biri i Abu Talibit, të birit të Abdyl Mytalibit nga fisi Hashimi. Është Imami i parë dhe i ati i 11 Imamëve. Ka shumë mbiemra dhe tituj për të cilët më të përmendura janë: Myrteza, Hajdër, Essedull-llah, Galip, Ebu Turabë, Shahi Merdan, Shiri Jezdan dhe Shahi Vilajet, të cilat i fitoi nga veprat dhe nga sakrificat që bëri për hir të së vërtetës.

Ka lindur 11 vjet përpara se t`i vinte Profetësia Profetit Hazretit Muhammed (a.s.), d.m.th. 23 vjet përpara Emigrimit më 22 Mars të vitit 600 pas Krishtit, që quhet dita e madhe NEVRUZ e 13 – ta e Hënës të muajit Arab Rexhep, ditën e Premte. Ka lindur brenda në shtëpinë Hyjnore Qabe këtë ngjarje e vërtetojnë të gjithë dijetarët, e ka vërtetuar edhe Qeshfiu duke thënë: “Detyrimi i vizitimit të Qabes është bërë vetëm e vetëm sepse është lindur Aliu i biri i Ebu Talibit aty”.

Është i katërti djalë i Ebu Talibit. E ëma e tij quhet Fatime e bija e Esedi Hashimit. Pas të nderuarës Hatixhe është i dyti që e pranoi dhe e besoi Profetin Hazreti Muhammed (a.s.) kur në atë kohë ishte diku 13 vjeç. Një ndër ngjarjet që dëshmon besnikërinë e tij është edhe ajo e Natës së Emigrimit.

Kur ka emigruar Profeti Hazreti Muhammed (a.s.) për në Medine, ku Imamin Ceremonia e Sulltan Nevruz-it 8 Aliun e ka lënë në Mekë dhe e ka porositur që të flinte në shtratin e Tij, duke i lënë dhe disa amanete për besnikët që mbetën atje. Të nesërmen mbasi i mbaroi porositë, pa e marrë vesh Myshrikët (kundërshtarët) është nisur dhe Imami për në Medine me gjithë fëmijët. Me përjashtim të luftës Tebukut, ka ndodhur në të gjitha luftrat që janë bërë në kohën e Hazretit Muhammed (a.s.) ku ishte dalluar me trimërinë që i është vërtetuar me fjalën Hyjnore dhe Ajete Kuranore që thonë: “S’ka trim përveç Aliut, s’ka shpatë përveç Zylfikarit”.

Vetëm në luftën e Uhudit, kur u rrethua Profeti Muhammed (a.s.) nga armiqtë thirri në ndihmë Xhebrailin, i cili i ka thënë: “Thirr Alinë për ndihmë” dhe ja ka mësuar për herën e parë Nadi Alinë (lutje). Në shumicën e luftrave ka qenë flamurtar i Islamit. Mbi lavdërimin e Imami Aliut ka shumë ajete Kuranore të madhnueshme dhe me fjalë Profetike të panumërta. Mbas vrasjes së Osmanit në vitin `35 të Emigrimit (Hixhrit) me një zë është zgjedhur Imami Halife, më parë nga të gjithë të tjerët i kanë zënë dorën dhe e kanë pranuar, Telhaj dhe Zyberi.

Siç shkruajnë Historianët Imam Aliu nuk la mënyrë dhe përpjekje pa bërë për të ndaluar gjakderdhjen e vrasjen por kjo qe e pamundur. 9 Ceremonia e Sulltan Nevruz-it Mbas një kohe nga dhelpëritë dhe intrigat e kurdisura prej të pabesit Mavije, të birit të Ebu Syfjanit, Telhaj dhe Zyberi thyen besën duke marrë me vete dhe Aishen dhe shkuan në Basra për të mbledhur fuqi duke pretenduar se do të kërkojnë gjakun e Osmanit, gjë e cila ishte fare pavend. Imami Ali bisedoi për herën e parë me Ebu-Ej-jubi Ensarin për t`i këshilluar që të heqin dorë nga kjo vëlla – vrasje por mjerisht s’qe e mundur t’ju mbushte mendjen, dërgoi dhe disa delegatë të tjerë e më në fund Imami Hasanin por dhe kjo qe e kotë. Krisi lufta në të cilën u vranë Telhaj, Zyberi dhe Aisheja u zu rob.

Aishen e dërgoi në Medine me anën e vëllait të saj Muhammedit të birin e Ebu Beqirit. Kjo luftë quhet lufta e Qomelit (e Deves). Mavija i mallkuar gjeti rast dhe mblodhi një fuqi të madhe me parrullën “kërkojmë gjakun e Osmanit”, e sulmoi qytetin e Qofes të cilin Imami Aliu e kishte bërë si kryeqytet.

Imami Aliu i dërgoi disa herë delegatë që të mos bëhet shkak të vriten myslimanët njëri me tjetrin por ishte e pamundur që ai të hiqte dorë sepse e shtynte i mallkuari Amri Beni Asi. Imami Aliu dërgoi një ushtri nën komandën e besnikut dhe trimit të madh Maliq Eshderit i cili e mundi ushtrinë e Mavijes por Mavija përveç që mobilizoi një ushtri të madhe zuri dhe ujin e lumit Eufrat për të mos pirë ujë ushtrija e Imamit.

Ceremonia e Sulltan Nevruz-it 10 Në vitin `30 të Emigrimit filloi lufta e përgjakshme, në vendin e quajtur Saffejn; Lufta vazhdoi 100 ditë rrjesht ku janë zhvilluar më tepër se 90 përpjekje, e janë vrarë prej ushtrisë së Imamit 25.000 dhe prej ushtrisë së të mallkuarit 45.000 që bëhet shuma e të vrarëve në këtë luftim 70.000 vetë. Në këto luftime shumë nga shokët personal të Profetit Hazretit Muhammed (a.s.), kanë mbetur të vrarë, midis tyre ka mbetur i vrarë në fushën e betejës dhe Amri i biri i Jasirit, për të cilin Profeti Muhammed në të gjallë të tij kishte thënë : “Amri do të bëhet dëshmor nga ana e një ushtrie rebele e cila nuk ka të bëjë me besimin mysliman.”

Kur mori vesh ushtrija e të mallkuarit Mavije se ra dëshmor prej dorës së tyre Amri i biri i Jasirit, filluan të shpërndaheshin dhe zunë të dezertojnë, por i mallkuari me dinakëritë e tij, i bindi duke ju thënë disa gënjeshtra dhe i mallkuari Amri i biri i Asit, mori disa fletë të Kuranit dhe i vuri mbi syngjitë e Ushtrisë së Mavijes, duke i bërë apel ushtrisë së Imamit me parulla të shkruara:” Mos luftoni me librin e Zotit”.

Kjo djallëzi e kurdisur i bëri përshtypje ushtrisë së Imamit sadoqë ai e kuptoi dhe i këshilloi ushtrinë e tij që të mos gënjehej se libri i Zotit është në zemrën dhe krahërorin e njeriut por ata u gënjyen me pretendimin e të mallkuarit që thoshte se këtë punë le ta zgjidhin dy pleq, njëri prej anës së Imamit e tjetri prej anës së Mavijes; pasi e pa se ushtria e tij (Mavija) po humbiste luftën, u demoralizua dhe me këtë dinakëri bëri që të fitonte luftën ndaj Imamit. 11 Ceremonia e Sulltan Nevruz-it Këtë vendim disa prej ushtrisë së Imami Aliut e refuzuan dhe dolën kundra tij të cilët quhen “Harixhinj”, kështu Imami pa përfunduar çështja me Mavijen u detyrua të luftojë Harixhinjtë dhe hapi luftë me ta në vendin e quajtur Nehrivan.

Në vitin `38 të Emigrimit filloi lufta e përfundoi me shkatërrimin e krejt Harixhinjve shumica e të cilëve u vranë e ata që mbijetuan u arratisën. Mavija dhe i deleguari i tij Amri nuk lanë djallëzi pa përdorur, kurse Imami Aliu ndiqte gjurmët e Hazretit Muhammed (a.s.) pikërisht pse është i vetmi njeri në botë që s’ka gënjyer asnjë njeri për të përfituar politikisht ose ekonomikisht. Imami Aliu mundohej gjithmonë të bindte Mavijen me këshilla e letra, kurse Mavija me dhelpëritë e tij dërgonte njerëz në Egjypt, Hixhazë, Jemen e të tjera vende dhe i gënjente me premtim gradash e të hollash. Në Egjypt Mavija dërgoi Amrin të birin e Ebu Beqirit e zuri rob Muhammedin dhe e dogji në zjarr, ky ishte i dërguari i Imami Aliut në Egjypt.

Në vitin `40 të Emigrimit, të 19 ditë të Ramazanit, duke qenë Imami Aliu në xhami të Qofes dhe duke u falur mëngjezi, me një shpatë të helmatosur i ra krimineli i quajtur Abdurr-rrahman Mylxhemi dhe e plagosi rëndë dhe mbas dy ditëve nga kjo plagë ndërroi jetë. Ceremonia e Sulltan Nevruz-it 12 Është larë nga të tre djemtë e tij Imami Hasan, Imami Hysen e Muhammed Hanefiu dhe nga Abdull-llahu i biri i Xhaferri Tajarit dhe është varrosur në vendin e quajtur Nexhef, ku është Tyrbeja e Tij Madhështore dhe e cila vizitohet nga cdo anë e botës Myslimane.

Imami Aliu ishte bujar, i drejtë, i gjykueshëm, i urtë e shumë i mëshirshëm, fytyrë qeshur, trim, i ditur, orator, vjershëtar, shkurt në kohën e tij sipas besimit tonë as ka pasur as do të ketë në faqen e dheut një njeri që t`i ketë përmbledhur të gjitha virtytet si personi i Tij.

Ka shumë vepra të mira Mrekullira e Shenjtërira ndër të cilat vetëm pak janë të publikuara e të tjerat ruhen nga besnikët e tij të cilët i ruajnë dhe i respektojnë si sot e pas kësaj. Sipas kallëzimit të disa historianëve thuhet që ka patur shumë fëmijë, shumicën prej tyre i ka marrë nën ombrellën e tij për t`i mbrojtur. Imami Hasanin, Imami Hysenin si dhe Myhsinin që është thirrur (Muhammed Ekber) i ka me Hazreti Fatimen ku disa prej këtyre fëmijëve kanë rënë dëshmorë në Qerbela bashkë me Imami Hysenin. Imami Aliu nga trupi është mesatar, ngjyrë gruri, symadh, buzqeshur, (tullac) pa lesh mbi ballin e Kokës, ishte shumë i thjeshtë dhe vishej gjithmonë me rroba si të varfrit, hante bukë pak dhe me uthull, ç’të kishte nuk e rezervonte por ju`a shpërndante të vobektëve.

Kur u bë dëshmor ishte në moshën 63 vjeç me mjekër të bardhë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco