VIDEO-SYRI TV/ Premiera e shfaqjes ‘Dita më e bukur’, rruga e gabuar drejt lumturisë

12:33, 18/03/2022
A+ Aa A-

‘Dita më e bukur’ është një shfaqje që prek realitetin e shoqërisë së sotme, në të cilën njerëzit janë në kërkim të lumturisë, por që e kërkojnë atë në mënyrë të gabuar. Përballja me të vërtetën është fenomeni tjetër, që vë ballë për ballë 2 çiftet e shfaqjes, ndërsa aktorët ndalen te shpirtëzimi me rolet. 

Nga SYRI TV

Një botë e përqendruar në jetën e dy çifteve, që rreken të gjejnë lumturinë në forma të ndryshme, e që fati i shpie gjithherë në rrugën e gabuar.

‘Dita më e bukur’, shfaqja që të mban mbërthyer përmes notave komike prek realitetin e sotëm, ndërsa ngreh pikëpyetje të shumta mbi të vërtetën e polaritetin e karaktereve, të cilat  tingëllojnë si vrastare për Michelin, Natalinë, Sofinë dhe Pierrin.

Gjithë filozofia e shfaqjes, raporti në çift dhe mungesa e thellë e të paturit në krahë një fëmijë rrisin ndjeshmërinë e Gentian Zenalajt, që përjeton nën petkun e Mishelit një sërë emocionesh.

Lumturia për të gjetur njeriun mirëkuptues, atë që prej kohësh e ke ushqyer në ëndërrime, në këtë dimension ndalet Adelina Muça.

Mosreflektim i Pierrit nga rretherrotullueshmëria e situatave, e paraqet atë si një personazh që nuk di çfarë kërkon dhe pranon çdo gjë që i afrohet, ndërsa Klodian Hoxha thotë:

Nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë, një fe më të lartë se sa e vërteta, thuhet shpeshherë.

‘Dita më e bukur’ nën konceptimin regjisorial të Ledio Topallit i jep zë të vërtetës e në fund përqafon pakufijshëm lumturinë e dy çifteve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco