Më 15 mars 1925, marrëveshja për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare.

Më 15 mars 1925, marrëveshja për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare.

07:04, 15/03/2022
A+ Aa A-

Më 15 mars të vitit 1925, hyri në fuqi marrëveshja për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare.

Palët nënshkruese ishin qeveria shqiptare dhe një grup financiar italian. Shteti shqiptar përfaqësohej prej Myfid Libohovës, ministër i Financave dhe njëherazi zëvendësministër i Punëve të Jashtme. Ndërsa, zyrtari i lartë, Mario Alberti, ishte përfaqësues i grupit financiar të rekomanduar nga qeveria italiane. Po ashtu, Alberti shërbente si President i Bankës “Credito Italiano” dhe përfaqësues i Romës në Komitetin Financiar të Lidhjes së Kombeve.

Në të vërtetë, akti juridik qe dakorduar që më 11 mars të 1925-s, por do të merrte fuqi ligjore vetëm pas nënshkrimit të presidentit të atëhershëm të Republikës, Ahmet Zogut.

Kjo marrëveshje parashihte që grupi financiar italian të merrte në koncesion krijimin e një banke emetimi dhe krediti në Shqipëri, të emërtuar si “Banka Kombëtare e Shqypnis”.

Në dokumentet bashkëngjitur, paraqiten fragmente nga Statuti themeltar i institucionit financiar të porsakrijuar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco