Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO-SYRI TV/ Autorët e harruar nga institucionet, Gjoka: Akademikët flasin pa i njohur

VIDEO-SYRI TV/ Autorët e harruar nga institucionet, Gjoka: Akademikët flasin pa i njohur

16:01, 08/02/2022
A+ Aa A-

E themeluar në vitin 2015, Qendra e Studimeve Letrare ‘Pjetër Budi’ solli një kënd tjetër vështrimi në letrat shqipe. Të palëvruarit, të ndaluarit dhe autorët që regjimi bëri çmos t’i mbante larg lexuesit janë shpluhrosur përmes studimesh të thelluara, ndërsa studiuesi Behar Gjoka që i dha frymë kësaj nisme thotë.

Në fokus kryesor përveç organizimit të veprimtarive ka qenë edhe botimi i revistës ‘Pasqyra e t’rrëfyemit’, që është organi botues i kësaj qendre. Nëpër faqe vijnë dimensionet e rrokura dhe të parrokura të autorëve, të cilëve as vitet e gjata të territ nuk ua zhbën kontributin e tyre në letrat shqipe e aq më tepër vlerat estetike dhe stilistike të tyre.

Poet i nëmur apo i mallkuari me arti, siç vetë Frederik Rreshpja e quante veten. Gjoka tregon për njohjen me poetin, ndërsa kujton edhe një herë se si frymëzohej për të shkruar vargje, në copa letrash.

Aty ku flitet e njëjta gjuhë, nuk mund të themi se ka dy letërsi. Një nga qëllimet e kësaj nisme të studiuesit dhe profesorit Behar Gjoka është që të mos ketë dallime mes shkrimtarëve, përsa kohë në duar është teksti dhe ai është fjala e fundit mbi gjithçka, sidomos mbi studimet.

Studiuesit thotë se përgjatë këtyre viteve nuk ka pasur asnjë mbështetje financiare nga shteti, ndërsa gjithçka që bëhet apo thuhet është për hir të fasadës. Dëshpëruese është gjithashtu edhe mosnjohja e akademikëve me shkrimtarët që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në letrat shqipe, mes të cilëve edhe Pjetër Budi.

Në kanonet letrare edhe pse hera-herës kanë qenë të shmangur për arsye përtej rrethanave letrare, figura si Camaj, Trebeshina, Rreshpja e të tjerë meritojnë vendin që u takon për shumëçkanë që i kanë dhënë letërsisë shqipe.

Numri i fundit që është në proces botimi na njeh me universin e letrave të Petro Markos, ndërsa të tjerë shkrimtarë do të hyjnë në laboratorët e analizave të studiuesve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco