Kujt ia besoi Ali Pasha, vizionin e tij urbanistik?

Kujt ia besoi Ali Pasha, vizionin e tij urbanistik?

07:12, 08/02/2022
A+ Aa A-

A e dini se kujt ia besoi Ali Pashë Tepelena zbatimin e vizionit të tij urbanistik?

Nën sundimin e Ali Pashës për 40 mote me radhë (1788-1822) në pashallëkun e Janinës, infrastruktura u zhvillua hovshëm me objekte me karakter e funksion social-kulturor (biblioteka dhe shkolla), fetar (kisha, xhami, teqe, manastire etj), si edhe ushtarak (akademi ushtarake).

Këto vepra në fushën e ndërtimtarisë, që e kthyen pashallëkun në një nga qendrat urbane më të rëndësishme të kohës, janë udhëhequr nga inxhinieri dhe arkitekti shqiptar, Petro, i cili kishte prejardhje nga Korça. Kjo e dhënë është bërë e ditur fillimisht në botimin “Udhëtim në Greqinë Veriore dhe në Shqipëri” të kolonelit britanik, Lik, shkruan Drejtoria e Arkivave.

Krahas arritjeve infrastrukturore, Ali Pasha mundi të shënojë përparime në fushën e ekonomisë, të politikës së jashtme dhe të asaj të brendshme, në konsolidimin e strukturave shtetërore, ushtarake, policore, e po ashtu u korrën fryte edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco