Në arkivin e Shqipërisë, dorëshkrimi Tarih-i Taberi (Historia Taberi) i vitit 1543 në gjuhën osmane

Në arkivin e Shqipërisë, dorëshkrimi Tarih-i Taberi (Historia Taberi) i vitit 1543 në gjuhën osmane

07:10, 04/02/2022
A+ Aa A-

Muhammed ibn Xherir et-Taberi (839-923)

U lind në vitin 839, në qytetin Amul të Taberistanit, nga ku mori edhe mbiemrin. Taberi është një dijetar në fushën e shkencave fetare, gjuhësore dhe në histori. Arsimin fillor e mori në vendlindje. Në kërkim të dijes, shkoi në Rej, Basra, Kufe, Medine, Siri, Egjipt, ku mori mësim nga shumë dijtarë të kohës, mësoi jurisprudencën e tre shkollave (Hanefi, Shafi, Maliki) dhe në fund u vendos në Bagdat, njofton Drejtoria e Arkivave.

Shumica e veprave që ka shkruar nuk kanë arritur në ditët tona. Megjithatë, veprat që kanë ardhë deri në ditët tona tregojnë për një person të përkushtuar në fushën e dijes, shumë dimensional. Një nga veprat më të rëndësime të tij është “Târîhu'l-Ümem ve'l-Mülûk”.

Në arkivin e Shqipërisë ndodhet një nga vëllimet e këtij libri, i quajtur Tarih-i Taberi [Historia Taberi], i cili është një dorëshkrim i vitit 1543, në gjuhën osmane. Pronar i librit ishte Ahmet Myderisi, ish myfti i Shkodrës. Libri ka kapak lëkure. Shkrimi është i kaligrafisë rika dhe është shkruar brenda një kornize me ngjyrë të kuqe. Ngjyra e kuqe është përdorur edhe në shkrimin e shprehjeve apo ajeteve Kuranore. Në pjesën jashtë kornizës janë shtuar edhe shpjegime.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco