Ndahet nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur, Demir Gjergji

Ndahet nga jeta shkrimtari dhe gazetari i njohur, Demir Gjergji

15:47, 16/01/2022
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta ditën e sotme shkrimtari, poeti dhe gazetari i njohur shqiptar, Demir Gjergji.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka dhënë familja me një postim në rrjetet sociale, ndërsa kanë qenë të shumtë miqtë që kanë shprehur ngushëllimet për ikjen e tij.

Poeti Demir Gjergji nisi të shkruaj në vitet '70. Ai ishte autor i një sërë vellimesh poetike dhe gazetar i Radio Tirana. Vargu i tij shquhej për lirizëm të thellë dhe metafora goditëse

Jeta artistike e Demir Gjergjit:

Poezinë e parë e boton në vitin 1970.

Libri i parë ‘Ngjyrat e tokës’, sheh dritën e botimit në vitin 1974.

‘Në sytë e mi’ është përmbledhja e dytë poetike e botuar fill pasi përfundon studimet në Ut Tiranë, për gjuhë letërsi.

Më 1997, pas kthimit nga Italia, ku qëndron 2 vjet si emigrant, boton librin me poezi ‘Mërgimi i bukurisë’

Në vitin 2000 nxjerr në qarkullim librin tjetër me poezi ‘Vera në ikonë’

2001, nxjerr në qarkullim libri me profile shkrimtarësh ‘Shtëpia e shkrimtarit’

Një vit më pas boton përmbledhjen me poezi ‘Digjet ylli i ikur.

Në vitin  204 shkruan dhe boton monografinë ‘Haxhi Gjyli, një jetë për shkollën’.

2005- Boton përmbledhjen poetike ‘Ishujt e mbrëmjes’.

Në vitin 2008 shtëpia botuese ‘Toena’ i boton në serinë e poezisë shqipe, cikli ‘Kambana’, përmbledhjen poetike ‘Vetëm (V)era vjen’.

Po në këtë vit i jep lexuesit adoleshentët një libër me përralla ‘Pse nuk qeshte bija e mbretit’.

Në ditën e Shën Valentinit të atij viti, ky autor u dhuron lexuesve të dashuruar përmbledhjen me poezi dashurie ‘Bibla e buzëve’, që është libri i parë i një triptiku botimesh me poezi dashurie.

Botim tjetër është libri poetik: ‘Orë akulli’, si pjesë e dytë e triptikut. Botimi i fundit është romani ‘Biri i Botës’. Ndërkohë përmbledhja e tretë me poezi, që po përgatit për botim, me titull, ‘Alfabeti i algave’, është libri i fundit i triptikut

Ndërkohë Demir Gjergji ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft aktiv në faqet e shtypit të shkruar dhe në median e folur. Ka punuar për shumë vite si gazetar në ‘Radio Tirana’, duke realizuar një nga emisionet më jetëgjata dhe më interesante ‘Fjala si Fillim, Fjala si Flijim’, i cili i kushtohet tërësisht letërsisë dhe autorëve të saj.

Krijimtaria e këtij autori është vlerësuar me çmime të ndryshme si Çmimi i dytë kombëtar për poemë në vitin 1986,  Çmimet ‘Ditët e poezisë Shqipe’ në vitin  2001, ‘Skampini’ etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco