'Qazim Mulleti i mbrojti hebrenjtë'

'Qazim Mulleti i mbrojti hebrenjtë'

14:40, 06/12/2021
A+ Aa A-

Mehmet Elezi shkruan:

"Dokumente arkivore dëshmojnë se zyrtarët shqiptarë ndërhyjnë haptazi në institucionet naziste për të mbrojtur hebrenjtë. Madje kërkojnë korrektesë e seriozitet, çështjet e hebrenjve i quajnë “punë të brendshme” të autoriteteve shqiptare.

Ministri i brendshëm, Engjëll Çoba, njoftohet prej prefektit të Shkodrës për arrestimin e katër hebrenjve dhe i kërkon Ministrisë së Punëve të Jashtme me ndërhy pranë komandës gjermane për t’i liruar (Ministria e Jashtme e kishte autoritetin për këso ndërhyrjesh).

Pas ndërhyrjes, prefekti i Shkodrës Hurshiti njofton Ministrinë e Brendshme se komanda gjermane i la të lirë hebrenjtë, pasi paguan 60 000 franga shqiptare gjobë.

Ministria e Brendshme s’pajtohet me gjobën. Me 6 maj 1944 i shkruan Ministrisë së Jashtme se komanda gjermane: “Më datën 2 të k.m. (këtij muaji) ka arrestue 4 ebrej prej Prishtine me qindrim në Shkodër. Më datën 4 të k.m. mbasi u ka marrë nji shumë prej gjashtëdhetmijë (60000) fr. shq. i ka lanë të lirë. Prandaj sa sipri lutemi të kini mirësinë me ndërmjetsue ku duhet qi autoritetet ushtarake gjermane të mos ndërhyjnë ndër punët e mbrendshme t’ona, vetëm ndër raste qi kan të bajnë drejtë për së drejti me ushtrinë gjermane”.

Po aty flitet për një rast tjetër me dy hebrenj të liruar nga burgu me vendim të komisionit të posaçëm, të kryesuar prej Prefektit të Tiranës, Qazim Mulleti. Sepse “nuk janë persona të rrezikshëm, që lenia e tyre e lirë të damtojë qetësinë publike. Lutemi që mbasi të sigurojnë si garant ndoj person të ndershëm të njoftun me sjellje të mira morale dhe politike, të shoqnohen në këtë prefekturë, ku mbasi të redaktohet akti i garancisë, do të lehen të lirë”.

(Nga libri “Hebrenjtë dhe Republika e Kanunit”, botim i dytë i plotësuar, 2019)
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco