VIDEO SYRI TV/ Artistët nga Gostivari në Korçë, piktorë e skulptorë mësojnë poçarinë

VIDEO SYRI TV/ Artistët nga Gostivari në Korçë, piktorë e skulptorë mësojnë poçarinë

21:27, 04/12/2021
A+ Aa A-

Artistë shqiptarë nga Gostivari, të fushave të pikturës, fotografisë dhe skulpturës, kanë bujtur në qytetin e Korçës për të mësuar artin e poçarisë. Ata synojnë të ruajnë traditën e punimeve në baltë në qytetin e Gostivarit, por gjithashtu e shohin edhe si një mundësi për zhvillimin e turizmit.

SYRI TV

Një grup artistësh, piktorë, skulptorë, fotografë dhe kritikë të artit nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut prej disa ditësh kanë adhur në punishten e Vasillaq Kolevicës për të mësuar artin e qeramikës dhe për ta çuar këtë art në qytetin e tyre.

Ata janë duke mësuar teknikën e ndërtimit me baltë dhe krijimin e objekteve të qeramikès  në punishten e mjeshtrit korçar.

Sipas artistëve nga Maqedonia arti i punimit të poçarisë është drejt zhdukjes në qytetet e tyre.

Eksperimentimi nga një fushë krejt teknologjike me artin e poçarisë është e veçantë për një artist tjetër ku prekja e baltës dhe dhënia e formës që ti do ti japësh është krejt ndryshe.

Mjeshtri Vasillaq Kolevica, shprehet i lumtur që artin e punimit të baltës, po ua mëson bashkëkombasve nga Maqedonia e Veriut.

Artistët e ardhur nga Gostivari, synojnë të rijetëzojnë artin e Poçarisë në qytetin e tyre, jo vetëm për të ruajtur traditën, por njëkohësisht edhe për arsye ekonomike dhe turistike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco