Edi Luarasi, karriera e nisur si këngëtare e duetit të famshëm 'Motrat Mirdita'

Edi Luarasi, karriera e nisur si këngëtare e duetit të famshëm 'Motrat Mirdita'

13:38, 04/12/2021
A+ Aa A-

Komisioni i Artit dhe Trashëgimisë pranë Akademisë.së Shkencave i shprehu sot ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe komunitetit artistik të teatrit dhe filmit shqiptar, për ndarjen nga jeta të aktores Edi Luarasi.

E paharruar trashëgimia e saj artistike e Edi Luarasit.

Luarasi, lindur në Tiranë më 1940, aktore, Artiste e Merituar.

U aktivizua në Estradën e Shtetit si këngëtare (1954–1957) së bashku me të motrën, duke u bërë të njohura si dueti “Motrat Mirdita”.

Kreu Shkollën e Lartë për Aktorë “Aleksandër Moisiu” (1959–1963) dhe filloi punën në Teatrin Popullor.

Aktore me tem-perament të fortë, me zë kumbues, e gjallë dhe plot energji, E.L. ka realizuar role që kanë mbetur në kujtesën e publikut si: Lena në dramën “Doktor Aleksi” të Ibrahim Uruçit, Kordelia tek tragjedia “Mbreti Lir” e Shekspirit (1965), Cuca në dramën “Cuca e maleve” e Loni Papës (1967), Lea në dramën “Njollat e murrme” të Minush Jeros (1969).

Fitoi medaljen e artë si aktorja më e mirë, me rolin e nënës në dramën e Minush Jeros “Të pamposhturit” (1971).

Si prezantuese e Festivalit XI të Këngës në Radiotelevizion (1972), të kritikuar nga partia dhe si bashkëshorte e regjisorit M. Luarasi, që ishte dënuar me burg, E.L. më 1974 u dërgua të punojë si rrobaqepëse, derisa doli në pension.

Pas shndërrimeve demokratike, më 1991, luajti rolin kryesor, Kler Cahanasian, në dramën “Vizita e damës plakë” e Frederik Durrenmatit, që ishte një rikthim mallëngjyes në skenë dhe një sukses i saj.

Gjatë periudhës 1993–2003 jetoi në Hungari pranë të shoqit.

U rikthye në skenë me disa role të tjera, ku spikati ai i Nënës në dramën “Korbi i bardhë” e M. Luarasit. E.L. ka luajtur edhe në kinematografi, ku ra në sy me rolin e Afërditës në filmin “Ngadhënjim mbi vdekjen”/ "Fjalori Enciklopedik Shqiptar", botim i Akademisë së Shkencave të Shqipëris
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco