Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Edhe një shtatore tjetër: 'E Shenjta Nëna Terezë' në Brooklyn, New York

Edhe një shtatore tjetër: 'E Shenjta Nëna Terezë' në Brooklyn, New York

08:56, 27/11/2021
A+ Aa A-

Shtatorja « Saint Teresa of Calcuta» ndodhet në oborrin e kishës « Zojës së Hirit » në hyrje me kopshtin e Shenjtorve mes një gjelbërimi dhe shatarvanit, dhe dallon se është më e lart, dhe, është e vetmja në bronx, shkruan Beqir Sina nga New York.

Mbas vendosjes së Shtatores së Nëna Tereses në vitin 2015 në Oborin e Kishës Saint Anthanasius në Brooklyn New York, kjo është shtatorja e dytë e saj në Brooklyn dhe e gjashta në qytetin e New Yorkut, vendosur në oborrin e Shenjtorve të Kishave katolike.

Në oborrin Kishës Katolike « Zojës së Hirit - of Our Lady of Grace » në Gravensend një lagje të madhe në Brooklyn, Avenue W mes statujave të larta të Shenjëtorve ndodhet edhe shtatorja e « Saint Teresa of Calcutta » e njohur nga shqiptarët « E Shenjta Nëna Tereze »

Ajo ka të skalitur një dedikim në fund të - gishtrinjëve të këmbëve zbathur me sandalet e saja - në basamentin e mermerit në një pllak bronxi: « We shall never know all the good that a simple smile can do - Ne kurrë nuk do të dimë të gjitha të mirat që mund të bëjë një buzëqeshje e thjeshtë. » Saint Teresa of Calcutta

Shtatorja Sanit Teresa of Calcutta është një vepër arti publike, Përafërsisht 2 metra lartë, e bërë nga bronzi i derdhur në fonderi (kombinimi i pluhurit të bronzit dhe rrëshirës). Ajo ndodhet në anën perëndimore të kapelës së Our Lady of Grece në anën tjetër të kampusit të Akademisë në pjesën e poshtme të qytetit Brooklyn, New York. Skulptura paraqet Nënë Terezën e veshur me një sari dhe një foshnjë në krahë, ashtu si vishej Nëna Terese - Nëna e mbarë njerëzimit.

Skulptura të përkujton vizitën e Nënë Terezës në Marquette në vitin 1981, kur asaj iu dha çmimi Pere Marquette Discovery Award. Skulptura iu kushtua më 6 tetor 2009 si pjesë e një kremtimi njëjavor të "Centennial of Women at Marquette i Paqes Shën Tereza Graces »

Shën Tereza, e cila fitoi Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1979, është ndoshta shqiptaria më e famshëme në botë dhe ky rast - është edhe një tjeter në Brooklyn ku jeton edhe një ndër komunitetet më të mëdha të shqiptarve në New York - që po nxjerr në pah komunitetin shqiptar të Nju Jorkut , me integritet dhe forcë të plotë.

E lindur Anjeze Gonxhe Bojaxhiu në Shkup (atëherë pjesë e Kosovës, Vilajeti), ajo themeloi Misionarët e Bamirësisë, e cila u kërkonte adhuruesve të ofronin "shërbim falas me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve". Jeta e saj iu kushtua ndihmës së njerëzve të vuajtur, të varfër anembanë globit.

Më 4 shtator 2016, Nënë Tereza u shpall Tereza e Shenjtë e Kalkutës nga Papa Françesku.

Para më shumë se dhjetëra mijëra pelegrinëve në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, kardinali Angjelo Amato – Prefekti i Kongregatës për shpalljen e shenjtorëve, lexoi një biografi të shkurtër të veprave të Nënë Terezës, dhe pastaj kërkoi nga Papa për ta kanonizuar në emër të Kishës.

Papa Françesku u përgjigj: ,,Le të sjellim buzëqeshjen e saj në zemrat tona dhe t’ua japim atyre që i takojmë gjatë udhëtimit tonë, veçanërisht atyre që vuajnë. Shpallim Terezën e Bekuar të Kalkutës të jetë e shenjtë dhe e regjistrojmë në mesin e shenjtorëve, dhe ajo si e tillë duhet të respektohet nga e gjithë Kisha.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco