Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

 Tenori Rudin Sata flet për problemet e artit: Opera, investim komercial i Edi Ramës

Tenori Rudin Sata flet për problemet e artit: Opera, investim komercial i Edi Ramës

17:52, 22/11/2021
A+ Aa A-

Prej 15 vitesh tenori Rudin Sata ushtron profesionin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe  Baletit.

Sata është një nga figurat më të zëshme të artsitëve, që ka mbrojtur kauza të shumta sidomos kur ka qenë fjala për artin, por jo vetëm.

 

Në një intervistë për “Syri Tv”, tenori shprehet se çdo investim që është bërë për kulturën përfshirë këtu edhe rikonstruksionin e Operas është fasadë, duke pohuar se përgjegjës për këtë është kryeministri Edi Rama.

 

Tenori, listoi një sërë problemesh në lidhje me institucionet e kulturës.

Sata kërkoi të ndryshohet ligji për artin, që i jep pushtet absolut titullarit, kurse artistin e shndërron në skllav.

 

Gjatë intervistës, artisti pohoi se disa herë ka kërkuar që të ndryshohet ligji i artit, i cili i jep pushtet absolut titullarit.

Tenori sfidoi Kryeministrin Rama dhe ministren Elva Margariti, që të bëjë ndryshime në statut dhe ligjin për artin si dhe kërkoi  ndarje pushtetesh dhe  konkretizim lidhur me zgjedhjen e drejtorit artistik, që sipas tij kandidaturat duhet të vijnë një nga komuniteti artistik e tjetra nga institucionet.

 

Sata, preku edhe problematika të tjera, me të cilat artistët përballen çdo ditë, ndërsa u shpreh se rrogat janë rritur vetëm në periudhën kur Sali Berisha ishte kryeminsitër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco