Rekrutoi dhe trajnoi qindra agjentë sekretë në Luftën e Dytë Botërore, ja kush është Vera Atkins që frymëzoi Ian Fleming

Rekrutoi dhe trajnoi qindra agjentë sekretë në Luftën e Dytë Botërore, ja kush është Vera Atkins që frymëzoi Ian Fleming

12:27, 18/11/2021
A+ Aa A-

Nga Sokol Neçaj- Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Vera Atkins rekrutoi dhe trajnoi qindra agjentë sekretë për të luftuar nazistët për Ekzekutivin e fshehtë të Operacioneve Speciale të Britanisë.

Ajo realizoi shumë role si spiune, duke përfshirë rekrutimin, trajnimin dhe planifikimin e operacioneve sekrete në Francë - dhe arriti të deshifrojë mesazhet e koduara gjermane që askush tjetër nuk mund t'i arrinte. Në të vërtetë, shërbimet e saj ishin aq mbresëlënëse saqë më vonë frymëzuan shkrimtarin Ian Fleming të krijonte sipas karakteristikave te Atkins personazhin "M" të romaneve te tij James Bond.

Qeveria franceze i akordoi Vera Atkins Croix de Guerre në 1948 dhe në 1995 Kalorës i Legjionit të Nderit.

Vera Atkins ishte lindur në Rumani në vitin 1908 nga një baba gjermano-hebre dhe një nënë britanike. Në vitet e saj të hershme, Atkins jetonte në një pronë të madhe në Bukuresht. Ajo ndoqi shkollën në Paris ku studioi gjuhët moderne dhe më pas u trajnua në një kolegj sekretarie në Londër. Atkins nuk u martua kurrë dhe nuk kishte fëmijë.

Por u kthye përsëri në Bukureshtin kozmopolit, ku Atkins ra në kontakt me diplomatë të ndryshëm, përfshirë një ambasador gjerman anti-nazist në Rumani, i cili e futi atë në rrugën e saj të spiunazhit. Diplomatët që takoi më vonë gjithashtu e mbështetën kur ajo aplikoi për nënshtetësinë britanike.

Atkins qendroi në Rumani duke punuar si përkthyese në një kompani nafte deri në vitin 1937, kur ajo emigroi në Britani sepse në fund të viteve tridhjete, ne Rumani klima politike ishte bërë më fashiste dhe antisemitike.

Kur Ushtria Gjermane pushtoi Francën në 1940, Atkins hyri në luftën kundër nazizmit duke u bashkuar me degën franceze të Ekzekutivit te Operacioneve Speciale (SOE), një grup i rezistences së fshehtë që ishte pjesë e inteligjencës britanike.

SOE ishte formuar nga kryeministri britanik Winston Churchill në 1940, dhe njihej edhe si "Ushtria Sekrete e Churchillit", sabotonte operacionet gjermane në Evropën e pushtuar duke përdorur taktika klandestine dhe agjentë të fshehtë.

Edhe pse Atkins ishte e punësuar në fillim si sekretare, ajo shpejt u ngrit në gradë - dhe u bë oficerja kryesore e inteligjencës për divizionin francez, menjehere pas shefit të saj, kolonelit Maurice Buckmaster.

Vera Atkins ishte ngarkuar me rekrutimin dhe dërgimin e agjentëve të fshehtë, korrierëve dhe operatorëve te pavarur në Francë. Ajo intervistonte agjentët e mundshëm në dhomat e rralla të hoteleve, i paralajmëroi ata për rreziqet e punës se tyre dhe u thoshte atyre se vetëm 50 përqind e tyre mbijetonin.

Ne rast se kapeshin mbi ta do te ushtroheshin tortura ekstreme para se te ekzekutoheshin.

Pasi Atkins i informonte dhe i pranonte agjentë të rinj, ajo i trajnonte ata për operacione te rrezikshme. Kjo përfshin gjithçka nga detajet në lidhje me spiunimin deri në trajtimin e eksplozivëve dhe mënyrën e jetesës në Francë pa krijuar dyshime.

Rekrutët vinin nga të gjitha fushat e shoqërisë, burra dhe gra, nga klasa më e ulët deri tek ata të klasës më te lartë. Ata përfshinin shoferë taksish dhe shkrimtarë, por ajo që të gjithë kishin të përbashkët ishte frëngjishtja e rrjedhshme dhe frika.

Atkins e mori seriozisht rolin e saj. Thuhet se ajo punonte 18 orë që nga trejnimi i rekrutëve, caktimin i veshjeve dhe furnizimeve të duhura dhe konfirmimi i dokumentacionit autentik.

Në fund të trajnimit, Atkins thirriste rekrutët për "çaj". Atje, ajo u jepte atyre misionin dhe dokumentet e identitetit. Secili agjent shoqërohej nga vetë Atkins në aeroportin sekret në Britani ku i përcillte, shpesh për herë të fundit.

Vera Atkins dërgoi më shumë se 400 agjentë në këtë mënyrë. Mbi një e katërta e tyre nuk u kthyen më. Ajo dikur tha për ta, "Njerëzit e zakonshëm ndonjëherë zbulojnë pikat e forta krejt të papritura. Këta njerëz nuk kishin dyshime për rëndësinë e mposhtjes së nazizmit. Ata ndërmorën rreziqe duke e ndjerë se ishte detyrë; ata bënë një sakrificë vullnetare."

Atkins punoi me SOE deri në fund të luftës. Edhe pse Winston Churchill mbështeti fuqimisht organizatën, kur u zëvendësua si kryeministër në 1945, ajo u shpërbë. Humbja e kaq shumë agjentëve gjatë luftës e ndoqi Vera Atkins për vite me rradhë. "Unë nuk mund të braktis kujtesën e tyre," tha ajo më vonë. Në kohën kur SEO u shpërbë, 118 agjentë të saj mungonin. Duke u ndjere fajtore, Atkins siguroi familjet e tyre se të gjithë agjentët e humbur do të merrnin përfundimisht njohjen zyrtare nga qeveria britanike dhe ajo arriti të gjurmonte cfarë kishte ndodhur me të gjithë, përveç njërit prej tyre.

Atkins ndoqi metodikisht shumë udhëzime dhe raporte të dëshmitarëve okularë për të tërhequr eshtrat e rekrutëve te saj të rënë. Atkins hetoi kampet e përqendrimit, intervistoi të mbijetuarit dhe kriminelët e luftës dhe u ul në gjykatat e krimeve të luftës. Ajo zbuloi se të paktën katër agjentë të kapur ishin djegur të gjallë. Atkins rrallë fliste për tmerret që kishte mësuar.

Në fillim të viteve pesedhjete, autori Ian Fleming filloi të botonte serinë e tij James Bond, e cila paraqiste një personazh të quajtur "M" dhe sekretaren e tij, Miss Moneypenny. Të dy personazhet u frymëzuan shumë nga Atkins dhe shefi i saj, Maurice Buckmaster. Fleming ishte njëkohësisht gazetar dhe oficer britanik i inteligjencës detare gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai ra në kontakt me një numër njerëzish të përfshirë në spiunazh që gjeten vetën në trillimin e tij, përfshirë Atkins, të cilin e njihte mirë.

Vera Atkins vdiq në Hastings, Mbretëria e Bashkuar, me 24 qershor 2000, pasi udhëhoqi një ushtri agjentësh të patrembur për te mirën dhe frymëzoi një legjion simpatizantësh në të gjithë botën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco