VIDEO/ Enxhi Nasufi hap kanalin e saj në You Tube, jo vetëm këngë, po edhe stil jete

VIDEO/ Enxhi Nasufi hap kanalin e saj në You Tube, jo vetëm këngë, po edhe stil jete

14:00, 17/11/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja Enxhi Nasufi njoftoi se sapo ka hapur kanalin e saj personal në You Tube dhe në të ka përfshirë së fundmi, versionin akustik të këngës së saj më të fundit në Festivalin e Këngës, “Ndiej”. Nga ana tjetër, Enxhi po përgatit një projekt të ri që do të shpaloset shumë shpejt, në javët që po vijnë.

Këtë të fundit, Enxhi vazhdoi ta mbajë sekret dhe të mos e tregojë në  një “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin. Me humor, me seriozitet dhe kësaj radhe larg kritikave, Enxhi Nasufi tha se këto kohë ishte marrë edhe me punë të tjera, jo thjesht e vetëm muzikë.

“Po mirë, me punë me projekte të tjera, - tha moderatori. – Atëherë më trego një anektodë me njerëz të tjerë kur nuk të kanë njohur. Ke ndonjë episode si p.sh. ‘po unë pse s’bëhem më e famshme e ç’marr nga këto budalliqet'?!

“Nuk është se kam ndonjë episod kështu, - sqaroi Enxhi. -  Në përgjithësi në punët e tjera që kam bërë që s’kanë pasur lidhje me televizionin apo me artin, p.sh. unë kam punuar si asistent/avokate për gati një vit, është e pashmangshme dhe njerëzit të njohin. Në mos herën e parë, herën e dytë. Por ka momente nga rutina e përdisthme që kthehen ndonjëherë aq të lodhshme dhe të shterojnë as shumë energjitë sa që thua “OK, what  I am doing?!” Nga ana tjetër e kupton e thua “It’s life” - kjo është jeta!  Derisa ta gjesh atë që ti do dhe ku ndihesh më mirë, do të provosh nga të gjitha. Të rinj jemi o vëlla,  fundja!” e mbylli me humor, artistja.

“Po çfarë ke hedhur në You Tube, na tregon pak?”

Enxhi: “Ja ashtu,  ca tralalala. Si thanë?! Futi një tralala dhe je në rregull (qesh). Nuk është një këngë e re , është versioni akustik i këngës së Festivalit mbarëkombëtar, një version që unë e kisha shumë për zemër dhe duke qënë se vendosa të hap kanalin tim persona në You Tube, e vura aty që të mos e humbas dhe ndjekësit e mi ta kenë gjatë gjithë kohës.  Por projekti i ri vjen tani në javët në vazhdim…Kanali në You Tube nuk do të jetë hapësirë vetëm për këngë, por një “Lifestyle”, një Vlog, që të jem në këtë lloj forme afër njerëzve.”

Me këtë risi e mbylli rrëfimin e saj artistja, ndërsa Flavio Qarri me humor po dhe një autokritikë të vogël. “Ndjesë edhe për ata mbi 40 vjeç që nuk e kuptuan gjysmën e intervistës prej fjalëve në anglisht, po nuk kemi çfarë të bëjmë, është trendi I kohës që po jetojmë. “Never mind! Never mind!” i vuri pikën moderatori.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco