FOTO/ Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur

FOTO/ Ndahet nga jeta shkrimtari i mirënjohur

15:33, 14/11/2021
A+ Aa A-

Shkrimtari i njohur, Wilbur Smith ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. 

Smith botoi 49 romane gjatë gjithë karrierës së tij, duke shitur më shumë se 140 milionë kopje në të gjithë botën, shkruan The Guardian

Romani i parë i Wilbur Smith, ‘Kur luani ushqehet’, botuar në vitin 1964, ishte një bestseller i menjëhershëm dhe secili prej romaneve të tij të mëvonshëm ka zënë vend në top listat e bestsellerëve, shpesh në vendin e parë, duke i dhënë autorit mundësinë për të udhëtuar larg në kërkim të frymëzimit dhe aventurës.

Në deklaratë thuhet se Smith ishte një ‘avokat i pasionuar i trillimeve aventureske’.

‘Ai i ka transportuar lexuesit e tij në minierat e arit në Afrikën e Jugut, piraterinë në Oqeanin Indian, thesarin e varrosur në ishujt tropikal, konfliktin në Arabi, Egjiptin e lashtë, Gjermaninë, Parisin, Indinë, Amerikën dhe Antarktikun, duke ndeshur me tregtarë të pamëshirshëm diamanti dhe skllevërish si dhe gjuetarë të gjahut në xhunglat dhe shkurret e shkretëtirës afrikane.’

Image

Për humbjen e këtij personazhi të njohur që ka dhënë një kontribut të madh në fushën e artit dhe letërsisë, ka folur dhe agjenti letrar i Smith-it, Kevin Conroy Scott, i cili tha:

‘Wilbur Smith ishte një ikonë, shumë i dashur nga fansat e tij, të cilët librat e tij ia kaluan brezave, baballarët te djemtë dhe nënat vajzave.’

I lindur në Zambia në vitin 1933 në një familje britanike, ai ishte gjithashtu një gjuetar pasi ishte rritur në pyje, kodra  dhe fermën e prindërve të tij në Afrikë.

Ai e vlerësoi nënën e tij që i mësoi të donte natyrën dhe leximin, ndërsa babai i tij  një person i rreptë  i dha atij një pushkë në moshën tetë vjeçare, fillimi i asaj që ai tha se ishte një lidhje dashurie e përjetshme me armën e zjarrit dhe gjuetinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco