Arkitektura mes ekzistueses dhe novacionit, shembulli i Bankës së Shqipërisë

Arkitektura mes ekzistueses dhe novacionit, shembulli i Bankës së Shqipërisë

12:39, 25/10/2021
A+ Aa A-

Recension nga Mario Pisani

Është e vërtetë që një libër të bën të lexosh një tjetër. Pasi ke lexuar ‘Shqipëria në mijëvjeçarin e tretë – Arkitektura, Qytetet, Territori’, përgatitur nga Nilda Valentin, ndjen nevojën të thellosh njohuritë me volumin e Marco Petreschit. Trajton restaurimin dhe zgjerimin e Bankës së Shqipërisë dhe përfaqëson një homazh të pastër për Vittorio Ballio Morpurgo, autor, ndër të tjera, i kompleksit të Piazza Augusto Imperatore me vitrinën e Ara Pacis, të zëvendësuar nga ndërhyrja e Richard Meier.

Arkitektura e Bankës është në sintoni me gjuhën neo-monumentale të adoptuar nga regjimi dhe përdor gurë e tulla që të kujtojnë arketipin e shtëpisë shqiptare, me vullnetin për të afirmuar një vazhdimësi historike me elementët më përfaqësues të së shkuarës.

Në fund të fundit, ia vlen të pyesim nëse ndërtesa që strehon thesarin e një vendi mund të kishte qenë ndryshe. Në të shfaqet kompetenca e padyshimtë në dizenjot e përgjithshme dhe në detajet që përfaqësojnë veprën dhe njohja e thellë e artit të ndërtimit. Tipike për atë brez projektuesish.

Disa stilema, si shtyllat që formojnë një lloj portiku para hyrjes së Bankës, i gjejmë në projektin e konkursit për Pallatin e Liktorit, të arritura nga lakimi i fasadës së mëparshme. Megjithatë, është edhe më interesante të shqyrtohen precedentët. Ato shtylla shfaqen në kurorën e hyrjes së Albergo Rosso, projektuar nga Innocenza Sabbatini më 1929 në Romë, në lagjen Garbatella dhe në absidën e kishës së Krishtit Mbret nga Marcello Piacentini, përfunduar më 1934.

Midis ndërhyrjeve të ndryshme në volum, vihet re teksti i Antonella Grecos, e cila arsyeton për mozaikët e Giulio Rossos dhe basorelievet e Alfredo Biaginit, në harmoni me ‘kthimin në rregull’. Ato i referohen Konferencës Ndërkombëtare në Volta më 1936 dhe krahasimit midis pozicioneve të Le Corbusier dhe atyre të Marcello Piacentinit.

I pari beson se ‘arkitektura nuk ka nevojë për artin’; ‘afresket, mozaikët, dekorimet janë shkatërrim i murit, më mirë fotomontazhet’. Nga ana tjetër, Piacentini beson se arkitektura është nëna e të gjitha arteve dhe paraqet arkitektin si regjisor i veprës me bashkëpunimin e të gjithëve.

Petreschi ndërhyn duke projektuar restaurimin e pjesës ekzistuese, realizuar falë zbulimit dhe përdorimit të dizenjove dhe detajeve arkitekturore origjinale. Ai pastaj harton shtrirjen e ndërtesës duke fituar konkursin ndërkombëtar. Midis elementëve më interesantë janë sfondi urban dhe arredimi i tij, sepse favorizon pamjen e vëllimit të ri në raport me kontekstin.

Kjo bëhet përmes shatërvanëve, baseneve të ujit dhe stolave që ndriçohen natën, si simbole që i japin vlera ndarjes së madhe të mbuluar me gurë Trani. Kaskata e hyrjes e shoqëron vizitorin në hollin e madh dhe është frymëzuar nga grykat dhe përrenjtë që përbëjnë peizazhin tipik malor shqiptar.

Vlen të përmendet arsyetimi i Vieri Quilici, i cili nënvizon pjekurinë e plotë të autorit të përkthyer ‘në qëndrueshmëri metodologjike në kërkimin e marrëdhënies së dialogut dhe përballjes me subjektet e realitetit urban, që është gjithmonë i mundur. Një ballafaqim dialogues mes ekzistueses dhe të resë, në emër të një kohëzgjatjeje komplekse të rezultateve projektuale nëse integrohen, midis rikuperimit dhe novacionit, brenda vazhdueshmërisë së urbane’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco