Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ RAI 3 dhe skandalet e zbuluara të 'Organizatës Rama'

Vdes në moshën 111 vjeçe, animuesja e klasikëve ‘Disney’ që nga Borëbardha

Vdes në moshën 111 vjeçe, animuesja e klasikëve ‘Disney’ që nga Borëbardha

16:52, 12/10/2021
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta në moshën 111 vjeç një nga figurat më të rëndësishme e domethënëse të filmave vizatimorë të Walt Disney Productions, Ruthie Tompson.

Ishte një nga gratë më të rëndësishme të kinostudios, e cila punoi me të gjithë klasikët më të rëndësishëm, përfshirë filmin e parë me metrazh të gjatë të Walt Disney, ‘Borëbardha’, më 1937.

Ruthie Tompson ishte një nga gratë e para të botës së animacionit, si dhe ndër tri të parat që bënte pjesë në International Photographers Union, që më 1952. E dashur dhe e vlerësuar nga njerëzit e fushës, Ruthie Tompson vazhdoi të merrte pjesë në evente përkujtimorë deri pak vite më parë.

Ruthie Tompson u lind në Maine, por u rrit në Hollywood. Para se të hynte në botën e kinemasë, takimi që i ndryshoi jetën: ai me Walt Disney.

Nisi duke bërë pjesë në departamentin Ink and Paint si piktore. Pas disa vitesh aty, kaloi në animacion, duke marrë role vendimmarrës e duke arritur deri në kontrollin e finales së filmave, duke planifikuar skena e lëvizje.

Ruthie Tompson u largua nga Diseny më 1975, ‘Aventurat e Bianca e Bernie’ ishte filmi i fundit i saj. Më 2000 u nderua me titullin ‘Legjenda Disney’ për punën e saj.

Në vite ka qenë vendimtare për kryevepra klasike Disney, si ‘Dumbo’, ‘Bukuroshja e fjetur’, ‘Fantazia’ dhe ‘Robin Hood’, të gjithë filma të një rëndësie të madh për animacionin botëror.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco