Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

126 vjet më parë lindi në Burgajet të Matit, Ahmet Zogu

126 vjet më parë lindi në Burgajet të Matit, Ahmet Zogu

07:19, 08/10/2021
A+ Aa A-

Si sot, 126 vjet më parë, më 8 tetor të vitit 1895, lindi në Burgajet të Matit, Mbreti i Shqiptarëve, Ahmet bej Zogu.

Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privatë për gjuhën shqipe dhe turke, më pas u zhvendos në Stamboll ku ndoqi studimet në “Numenu Tereki”, në shkollën e oficerëve dhe më tej ndoqi edhe liceun francez Gallatasaraj, njofton Drejtoria e përgjithshme e Arkivave të Shtetit. U kthye në atdhe në vitin 1912 dhe u caktua si delegat i Matit për në Kuvendin e Vlorës edhe pse ishte në moshë shumë të re.

Ishte mbështetës i qeverisë së Vidit dhe ndihmoi me vullnetarët e tij për shtypjen e kryengritjes së Shqipërisë së Mesme. Ahmet Zogu ishte sërish delegat në Kongresin e Lushnjës, ku me njerëzit e tij u mor me sigurinë e zhvillimit të kongresit.

Karriera e tij politike në strukturat e shtetit shqiptar zë fill pas Kongresit të Lushnjës ku ai u zgjodh si Ministër i Brendshëm, ku gjatë kësaj periudhe u angazhua me shtypjen e Kryengritjes së Mirditës.

Në dhjetor 1922 zgjidhet Kryeministër dhe mban sërish edhe postin e Ministrit të Brendshëm, ku gjatë kësaj periudhe u shtua siguria publike dhe u ndërmorën masa të rëndësishme në çarmatimin e popullatës.

Pas trazirave të qershorit 1924 largohet në mërgim, në Jugosllavi dhe rikthehet në dhjetor të po atij viti.

Në janar 1925 shpallet Republika dhe Zogu, zgjidhet President, gjatë kësaj periudhe u miratua Kodi Penal që ishte një arritje e madhe e kohës.

Më 1 shtator 1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Mbretëri, Ahmet Zogun Mbret dhe ai u betua si Mbret i Shqiptarëve.

Gjatë kësaj periudhe vendi u karakterizua nga zhvillimi i ekonomisë, kulturës dhe artit duke i dhënë shoqërisë shqipatre fizionominë europiane, u hartua Kodi Civil dhe Kodi Tregtar si një rregullator i funksionalitetit të shtetit në baza moderne dhe larg ligjeve të vjetra të trashëguara edhe nga tradita e administratës osmane.

Më 7 prill 1939, me pushtimin e Shqipërisë nga Italia, largohet nga vendi bashkë me familjen, ku bëri shpesh përpjekje për organizimin e diasporës shqiptare dhe për krijimin e një qeverie në mërgim, por pa sukses. U nda nga jeta më 9 prill 1961 në një spital pranë Parisit.

Dokumenti i bashkangjitur është programi i festimeve të ditëlindjes së Ahmet bej Zogut.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco