VIDEO nga SYRI TV/ Gjirokastër, mbahet panairi ‘Kult Art’, promovon prodhime tradicionale

VIDEO nga SYRI TV/ Gjirokastër, mbahet panairi ‘Kult Art’, promovon prodhime tradicionale

15:39, 03/10/2021
A+ Aa A-

Gjirokastra priti për 4 ditë me radhë panairin ‘Kult Art’, ku artizanë dhe prodhues nga qytete të ndryshme të vendit, prezantuan produktet e tyre. Pjesëmarrësit në panair u shprehën se ai i shërben promovimit të trashëgimisë kulturore, ndonëse shitja e produkteve në këtë aktivitet ka qenë ne nivele të ulëta.

Nga SYRI TV

Është zhvilluar Edicioni 3-të i Panairit Kult-Art në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë, i cili zgjati për 4 dite në zonën historike të Gjirokastrës. Në këtë panair janë përfshirë programe te larmishme, me aktivitete të cilat kishin si synim promovimin e trashëgimisë kulturore.

Pamje efekte nga festivali

Të ardhura nga trojet e vendit, si Shkodra, Saranda , Struga, Kosova etj, artizan të ndryshëm kanë promovuar traditat e zonave të tyre. Punimet e dorës ishin ato që kryesonin panairin, si në bizhuteri, punime me djegie ne dru, qëndisje të ndryshme apo edhe punimet e letrës.

Organizatorët e panairit shprehen se kjo është një mundësi tepër e mirë për promovimin e tyre  por kanë mbetur të pakënaqur me shitjet e produkteve.

Në panair u promovuan edhe prodhime tradicionale në kulinari, përfshirë likere të ndryshme apo Zaire, karakteristike për zonën e Gjirokastrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco