Shpëtohet tavolina e 'Harry Potter' në kafenenë e përfshirë nga zjarri

Shpëtohet tavolina e 'Harry Potter' në kafenenë e përfshirë nga zjarri

11:27, 30/09/2021
A+ Aa A-

Një tavolinë kafeneje ku JK Rowling shkroi disa pjesë të librave të saj “Harry Potter” është shpëtuar nga një zjarr i madh, i cili shkatërroi ndërtesën.

Zjarri në urën George IV i Edinburgut muajin e kaluar dëmtoi rëndë banesa dhe biznese përfshirë kafenenë “The Elephant House”.

Pronari i kafenesë David Taylor tha se ishte "jashtëzakonisht i lehtësuar" kur e gjeti tryezën e përdorur nga shkrimtarja Roëling mes rrënojave.

Ai tha se tryeza kishte pësuar dëmtime nga uji dhe tymi, por do të restaurohej.

Kafeneja “Elephant House” ishte një nga dy të përdorura rregullisht nga Rowling kur ajo po shkruante historitë e djalit magjistar në mesin e viteve '90.

Ajo shkroi në kafenenë “Elephant House” në vitet  1996 dhe 1997, pasi u botua libri i saj i parë “Harry Potter” dhe shpesh ulej në tryezën antike prej druri.

Viti për t’u rihapur

Popullariteti i qëndrueshëm i serisë së “Harry Potter” ka bërë që “Elephant House” të jetë një kafene popullore për fansat e kësaj serie librash.

Por Taylor i tha BBC Scotland se do të kalojë rreth një vit para se ajo të mund të rihapet.

Besohet se zjarri filloi në kafenenë Patisserie Valerie ngjitur - e cila gjithashtu ka një bodrum që shkon nën kafenenë “ The Elephant House”.

Alarmi u ngrit pak pas orës 6:00 të 24 gushtit nga një pastruese në kafene.

Një zjarrfikës u dërgua në spital pas zjarrit, banesat u evakuuan dhe rruga u mbyll për një javë.

Dhoma e përparme e “Elephant House” u përfshi nga flakët dhe dhoma e pasme, e cila përfshinte tryezën e Rowling, u dëmtua nga tymi dhe uji.

Taylor tha se atij sapo i ishte lejuar të hynte në kafene sepse punimet e përkohshme strukturore të brendshme po kryheshin për ta bërë të sigurt brenda.

Ai tha: "Fatmirësisht kam gjetur tryezën e JK Rowling mes rrënojave dhe megjithëse është dëmtuar nga uji dhe tymi, ishte në dhomën e pasme kështu që mund të shpëtohet.

"Do të shkojë te restauruesit të enjten dhe unë jam aq i lehtësuar që kjo pjesë e historisë është ruajtur."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco