Patrioti, firmëtari i Pavarësisë dhe këngëtari Spiridon Tasi Ilo

Patrioti, firmëtari i Pavarësisë dhe këngëtari Spiridon Tasi Ilo

07:18, 30/09/2021
A+ Aa A-

Më 30 shtator 1876 u lind në Korçë patrioti firmëtari i Pavarësisë dhe këngëtari Spiridon Tasi Ilo.

Që në vogëli Spiridon Ilo pati emigruar në Rumani, si shumë bashkëkohës të tij. Në vjeshtën e vitit 1912 kthehet në Shqipëri si përfaqësues i shqiptarëve të Rumanisë në Kuvendin e Vlorës.

Sipas dëshmive të familjarëve, flamurin e Pavarësisë që ngriti Ismail Qemali në Vlorë më 28 nëntor e patën dërguar shqiptarët e Rumanisë dhe vetë Spiridon Ilo e solli në Shqipëri, kurse Marigo Pozio i shtoi thekët dhe kreu disa ndryshime mbi të. Më 1913 u rikthye në Rumani dhe prej andej, më 1916, emigroi në SHBA, ku hapi një kafe të vogël.

Duke ndjekur pasionin e tij, muzikën, më 1923 themeloi kompaninë Albanian Phonograph Records. Qëllimi i Ilos ishte të realizonte regjistrime dhe të hidhte në qarkullim pllaka gramofoni me muzikë shqiptare.

Një nga punët e para ishte regjistrimi i parë i Himnit të Flamurit, me tekstin e poetit Asdreni, kënduar nga tenori arbëresh Giuseppe Mauro dhe vetë S. Ilo. Më 1926 u kthye përfundimisht në Korçë, ku dhe ndërroi jetë më 1950.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco