Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

Opingat e shqiptarëve, një element i kulturës ilire

Opingat e shqiptarëve, një element i kulturës ilire

07:17, 29/09/2021
A+ Aa A-

Ja ku jemi sërish në Pazarin e Shkodrës, në vitet '40, tek punuesit e opingave, ose siç u thonë në gegërisht apânga.

Këto lloj këpucësh sipas dëshmive më të hershme arkeologjike u përkasin shek V-IV p.e.s dhe tregojnë se kanë qenë element i kulturës ilire, sepse dalloheshin nga sandalet e tipit klasik greko-romak dhe më vonë nga llaptiet e sllavëve. Dëshmi të mëvonshme janë te shek XVI në disa vepra të Onufrit.

Visheshin nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Greqi (arvanitasit) dhe fshatrat arbëreshë të Italisë. Ka disa forma të punimit të tyre. Më të thjeshtat bëheshin prej një cope të vetme lëkure në trajtë katërkëndëshi kënddrejtë, buzët e së rudheshin me retra lëkure duke u afruar pas kembës e pastaj shtrëngoheshin me gjalma prej leshi. Ndër variantet e tjera të punimit të opingave dallohen: opinga lope, me retra, me gjuhëzë, opinga me përkresa, me tufëza, me xhufka, opinga me prroqe e të tjera.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco