Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse shkoi Belinda Balluku në SPAK?

Fillon edicioni i 14-të i Panairit në Maliq, ekspozohen ëmbëlsira dhe produkte bio

Fillon edicioni i 14-të i Panairit në Maliq, ekspozohen ëmbëlsira dhe produkte bio

16:47, 28/09/2021
A+ Aa A-

Ka filluar edicioni i 14 i Panairit të ëmbëlsirave në qytetin e Maliqit. Shumë qytetarë kanë ekspozuar ëmbëlsira dhe prodhime bujqësore e blegtorale në sheshin e qytetit, ndërsa Kryetari i bashkisë Gëzim Topçiu u shpreh se panairi synon të pasqyrojë atë që ndodh në zonë.

Është çelur edicioni i 14 i Panairit të ëmbëlsirave në qytetin e Maliqit. Në një atmosferë festive, me muzikë e valle popullore, qytetarët ekspozuan prodhimet bujqësore e blegtorale, si dhe ëmbëlsirat e përgatitura, në sheshin e qytetit. Synimi i këtij panairi është promovimi i produkteve dhe ruajtja e traditës.

Për kreun e bashkisë Gëzim Topçiu ky organizim festiv i ka dhënë një frymë të re qytetit, ndryshe nga vitet e tjera kur aktiviteti ka qenë e fokusuar vetëm tek ëmbëlsirat. Zgjerimi i bashkisë dhe përfshirja e më shumë njësive administrative e ka kthyer atë në një panair të vërtetë të ekspozimit të prodhimeve të ndryshme.

Panairi në qytetin e Maliqit ka tërhequr vizitorë nga i gjithë vendi,  të cilët kanë pasur mundësi të njihen me traditat e fshatrave të kësaj bashkie, ndërsa kanë shijuar edhe produktet e freskëta, të ekspozuara.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco