Kur Ernest Koliqi mori detyrën si President i Institutit të Studimeve Shqiptare

Kur Ernest Koliqi mori detyrën si President i Institutit të Studimeve Shqiptare

07:17, 28/09/2021
A+ Aa A-

79 vjet më parë, më 28 shtator 1942, Ernest Koliqi mori detyrën si President i Institutit Mbretnuer Shqiptar.

Pikërisht në këtë kohë ndryshoi emërtimin pasi më parë quhej Instituti i Studimeve Shqiptare, por kishte të njejtat atribute.

Instituti është themeluar për herë të parë në vitin 1940. Kështu, më 8 prill 1940 Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Këshillit të Ministrave miratoi statutin e Institutit të Studimeve Shqiptare.

Sipas këtij statuti, Instituti i Studimeve Shqiptare kishte për qëllim t'i jepte hov e të bashkërendonte lëvizjen intelektuale shqiptare në fushën e shkencës, të letrave e arteve. Të përkujdesej për pasurimin e kulturës kombëtare, duke marrë si shembull kombet e përparuara të Evropës, por duke ruajtur njëkohësisht dhe karakterin kombëtar sipas mendësive dhe traditave më të mira kombëtare.

Në imazhin bashkëngjitur këtij postimi, është ceremonia e betimit të Ernest Koliqit përpara Mëkëmbësit të Mbretit, Françesko Jakomonit.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco