FOTO/ Dedë Gjo Luli, dita kur prijësit legjendar iu sollën eshtrat në Shkodër

FOTO/ Dedë Gjo Luli, dita kur prijësit legjendar iu sollën eshtrat në Shkodër

09:07, 24/09/2021
A+ Aa A-

Më 24 shtator 1915 u nda nga jeta Dedë Gjo Luli, prijësi legjendar që u rreshtua krahë heronjve të shquar të kombit tonë. 

Data 24 shtator na kujton vdekjen e Dedë Gjo Lulit, atdhetarit të shquar dhe prijësit të lufës për liri dhe pavarësi. 

Dedë Gjo Luli kujtohet sa herë që sjellim ndërmend përpjekjet dhe luftrat që janë bërë për pavarësinë e vendit nga Turqia dhe ruajtjen e trojeve shqiptare nga "orekset" e fqinjëve. 

Emri i Dedë Gjo Lulit është mishërim i betejave të mëdha të shqiptarve për liri e pavarësi. LKujtojmë se betejat më të njohura janë ato që u zhvilluan në Deçiç me 6 dhe 22 prill dhe 3 maj 1911, ku u ngrit për herë të parë dhe flamuri shqiptar me shqiponjën e zezë dykrenare. 

Ai mori pjesë si luftëtar në Vraninë, si komandant në Lidhjen e Prizerenit dhe si prijës e valvitës i flamurit të Skënderbeut në Bratile të Deçiçit, në kryengritjen heroike të malësorëve në vitin 1911 (e cila u shoqërua me programin e pavarësisë kombëtare të Greçës më 23 qershor të po atij viti). 

Për Dedë Gjo Lulin, Shqipëria ishte mbi të gjitha. Kështu deklaroi Presidenti i Republikës Bujar Nishani në vitin 2015 kur e nderoi (pas vdekjes) me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”. 

Dedë Gjo Luli lindi në vitin 1840 dhe sot në Tiranë ka një bust në nder të tij dhe emrin ia "trashëgojnë" shkolla e rrugë. 

AQSH publikon sot foto nga ceremonia e sjelljes së eshtrave të Heroit të Popullit në Shkodër.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco