52 vjet nga vdekja e themeluesit të Operas Kombëtare, Prenk Jakova

52 vjet nga vdekja e themeluesit të Operas Kombëtare, Prenk Jakova

07:19, 16/09/2021
A+ Aa A-

52 vjet më parë, më 16 shtator 1969, u nda nga jeta themeluesi i gjinisë së operas kombëtare shqiptare, Prenk Jakova.

Jakova u lind më 27 qershor 1917 në familjen e patriotit të njohur shkodran Kol Ded Jakova. Ka kompozuar me sukses romanca, kantata dhe këngë. Këngët e tij "Syrin si qershia" dhe "Margjelo" janë më të njohura, edhe pse kanë kaluar dekada që kur kompozitori shkodran i shkroi veprat e tij, ato vazhdojnë të dëgjohen.
“Mrika” e Prenk Jakovës është opera e parë në historinë e artit muzikor shqiptar.

Opera e tij "Gjergj Kastrioti-Skënderbeu" që në shfaqjen e parë në Tiranë u prit shumë mirë nga kolegët dhe dashamirësit e artit. Por peripecitë për realizimin e saj lanë gjurmë të thella në gjendjen shpirtërore të Prenkës. Nisur nga këto, më 16 shtator të vitit 1969, merr fund në mënyrë tragjike jeta e kompozitorit të famshëm Prenk Jakova. Në varrimin e tij mori pjesë gjithë populli shkodran.

Veprimtaria muzikore që la Prenk Jakova është shumë e pasur. Ajo përfshin dhjetëra vepra vokale, këngë korale të përpunuara, pjesë orkestrale e korale, pjesë për bandë, muzikë filmash e deri tek operetat e operat.

Prenk Jakova konsiderohet si një nga kolosët më të mëdhenj të muzikës shqiptare të të gjitha kohërave.

Në fotot e mëposhtme është Prenk Jakova me shokë në një piknik, në vitin 1941 si dhe pjesë muzikore “Dimni e trumcaku” dhe “Tantum ergo” kompozuar nga ai.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco