Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës, qytetarët kërkojnë largimin e Veliajt

VIDEO nga SYRI TV/ Çelet 'Festivali i Filmit', Paci: Programi bashkon video-artin me filmin

VIDEO nga SYRI TV/ Çelet 'Festivali i Filmit', Paci: Programi bashkon video-artin me filmin

13:39, 10/09/2021
A+ Aa A-

Është rikthyer edicioni i katërt i festivalit “Ekrani i artit” në Shkodër.

Për tre netë produksionet filmike me metrazh të gjatë dhe të shkurtër do të shfaqen në Teatrin “Migjeni” dhe në oborret e familjeve të zëshme shkodrane, ndërsa kuratori i organizimit Adrian Paci u shpreh se përmes këtij festivali ka një bashkëjetesë të mirë të video-artit me filmin. 

“Ekrani i artit” rikthen për të katërtin vit radhazi, në tri netë festivalin e filmit me metrazh të shkurtër e me metrazh të gjatë.

Në nisje të këtij programi projektim filmash, Teatri “Migjeni” do të kthehet në qendrën, ku do të shfaqen këto produksione, ndërsa në frymën e këtij organizmi oborret e shtëpive të fiseve të zëshme në Shkodër do të shndërrohen në një tjetër hapësirë për transmetimin e tyre.

Kuratori Adrian Paci shprehet se përmes “Ekranit të artit” bashkëjetojnë mrekullisht video-arti me filmin në çdo hapësirë private apo publike.

Sinkron

Proceset jetësore, me evoluimi, marrëdhënia e njeriut kafshët dhe me teknologjinë këto janë disa nga tematikat e filmave që do të prezantohen përgjatë datave 9-12, duke e kthyer qytetin e Shkodrës në epiqendrën e artit dhe të filmit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco