Më 2 gusht 1923 lindi koreografi i shquar Panajot Kanaçi

Më 2 gusht 1923 lindi koreografi i shquar Panajot Kanaçi

13:57, 03/08/2021
A+ Aa A-

Më 2 gusht 1923 lindi koreografi i mirënjohur dhe pedagogu Panajot Kanaçi.

Interpretoi një sërë rolesh kryesore, ku veçohen baletet “Shatërvani i Bahçisarajt” (1951) dhe “Esmeralda” (1953).

Kreu studimet e larta për balet-maester në Institutin Shtetëror të Artit Teatror në Moskë, e më pas ishte drejtor artistik i Teatrit të Operas dhe Baletit.

Me koreografinë e baletit të parë shqiptar “Halili e Hajria” (1963, me muzikë të Tish Daijës) u bë themeluesi i artit koreografik kombëtar.

Për këtë koreografi u nderua më 1964-tën me Çmimin e Republikës së shkallës I, me motivacionin: “për vënien në skenë të baletit të parë kombëtar "Halili e Hajria" dhe merita të çquara në fushën e koreografisë”.

Drejtoria e Arkivave ka publikuar Vendimin e Këshillit të Ministrave që i akordon prof. Kanaçit, çmimin në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco