Marie Gusho: Lasgushi posesiv me ne fëmijët. Thoshte nuk ja jap kurrë fëmijët e mi komunizmit

Marie Gusho: Lasgushi posesiv me ne fëmijët. Thoshte nuk ja jap kurrë fëmijët e mi komunizmit

22:13, 27/07/2021
A+ Aa A-

Në intervistën e saj për A-Show me gazetarin Adi Krasta, Marie Gusho, vajza e poetit Lasgush Poradecit, foli edhe për marrëdhënien e tyre me babain, i cili thoshte se ai kurrë nuk do ja jepte fëmijët e tij komunizmit.

‘Babai na donte me një dashuri posesive sa neve na lodhte. Thoshte unë komunizmit nuk ja jap fëmijët e mi

Mamaja ime ka qenë gruaja më e rëndësishme e jetës së Lasgushit. Ishte mësuese në një nga shkollat e Tiranës.

I ati, gjyshi dhe xhaxhai i babait tim ishin arsimdashës, hapën shkollën shqipe të Pogradecit për herë të parë.

Gjyshi e kuptonte që i biri i tij ishte ndryshe, shkonte buzë gjolit, rrinte vetëm, shkonte në pyllin e Pogradecit, kodra.

Babai ka qenë i ndjeshëm dhe gjyshi me gojën e vdekjes tha që Llazari të vazhdojë shkollat.

Në shtëpinë tonë kishim një bibliotekë sa faqja e një muri dhe babai thoshte që të gjithë atë e ka në mendje.

Një njeri i jashtëzakonshëm si babai im nuk mund të ndërtonte një familje të zakonshme’

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco