Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Marie Gusho: Fishta konsideratë të lartë për Poradecin, ja çfarë i shkruanin njëri-tjetrit

Marie Gusho: Fishta konsideratë të lartë për Poradecin, ja çfarë i shkruanin njëri-tjetrit

22:02, 27/07/2021
A+ Aa A-

Në intervistën me A-Show me gazetarin Adi Krasta, Marie Gusho, vajza e dytë e poetit të madh Lasgush Poradeci, u ndal edhe te marrëdhënia e tij me një tjetër poet të madh, me Gjergj Fishtën.

‘Babai e ka takuar Fishtën. Dhe ka bërë dy shkrime për Fishtën.  Dhe kur babai i dhuroi Fishtës librin e vetë me poezi ‘Vallja e yjeve’, i shkruajti: ‘Burrit meditans dhe militans. Më të madhit përfaqësonjës epik të shekullit’

Dhe Fishta i shkruan babait: ‘Edhe unë mujsha me shkruajt për ju, por kam frikë shnetan.’

Dmth unë mund të impenjohesha më shumë, por kam frikë se shkatërrohem.

Babai shkruante shtrirë se vuante nga vertebrat.

Dhe hante edhe shtrirë. Dhe që të mos më mërziste kur e pyesja pse ha shtrirë më thoshte me të qeshur: ‘Kështu hanë edhe romakët’

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco