Hapet ekspozita e librave të vjetër në Kalanë e Tiranës

Hapet ekspozita e librave të vjetër në Kalanë e Tiranës

17:03, 15/06/2021
A+ Aa A-

Drejtoria e Përgjithshme e Arikvave ka rezervuar një ekspozitë në ambientet e Kalasë së Tiranës për të gjithë të pasionuarit dhe lexuesit e librave të vjetër.

Elva Margariti e cila ishte pjesë e këtij aktiviteti është shprehur se në arkivin e Shtetit gjatë vitit të pandemisë është bërë i mundur dixhitalizimi i 15 mijë titujve, gjithashtu Margariti shtoi se hapja e dyerve të arkivit është për tu përgëzuar pasi në këtë mënyrë jo vetëm studiuesit, por edhe të rinjtë, mund t'i afrohen bibliotekës.

"Bibliotekat tashmë janë të dixhitalizuara, këtë e shikoj më tepër si një ftesë që gjithmonë e më shumë të rinj t’i afrohen bibliotekës", u shpreh Margarita.

Ndërsa drejtori i Arkivave të Shqipëris, Ardit Bido tha se këto antikuare  janë një pasuri e rrallë e kombit Shqiptar, të cilat kanë qenë të fshehura nga sytë e publikut për vite me radhë.

Ekspozita e antikuarëve, cila synon të promovojë vlerat e kombit tonë, do qëndroj e hapur për dy ditë në ambientet e Kalasë së Tiranës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco