Më 4 maj 1955 u nënshkrua Traktati i Varshavës

Më 4 maj 1955 u nënshkrua Traktati i Varshavës

11:55, 14/05/2021
A+ Aa A-

Më 4 maj 1955, Bashkimi Sovjetik, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia dhe Rumania nënnshkruan Traktatin e Varshavës.

Pakti i Varshavës ishte një traktat i mbrojtjes së ndërsjellë midis Bashkimit Sovjetik (BRSS) dhe shtatë shteteve të Evropës Lindore nënshkruar në Varshavë dhe u shpërbë në vitin 1991.

Zyrtarisht i njohur si “Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihma e Ndërsjelltë, aleanca u propozua nga Bashkimi Sovjetik për të kundërshtuar Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), një aleancë e ngjashme sigurie midis Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe shteteve të Evropës Perëndimore të themeluar në vitin 1949.

Sot, me përjashtim të Rusisë, të gjitha këto vende janë anëtare të NATO-s.

Për të kujtuar këtë datë, Arkiva e Shtetit publikoi një dokument me rëndësi të fondit te vet, ratifikimi në Kuvendin Popullor dhe fjalën e Z. Mehmet Shehu.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco