Lajmi i fundit

Analiza e institutit të njohur amerikan: Rama është Erdogani i ri, po përdor drejtësinë për të goditur opozitën

Beteja e Sfetigradit, 1 - 4 maj 1448

Beteja e Sfetigradit, 1 - 4 maj 1448

09:22, 04/05/2021
A+ Aa A-

Sot përkujtohet Beteja e Sfetigradit, 1 - 4 maj 1448.

Beteja e parë e Sfetigradit u zhvillua në vitin 1448. Ajo ishte një nga betejat kryesore të ushtrisë shqiptare, e komanduar nga Skënderbeu, kundër ushtrisë osmane.

U zhvillua prej 14 majit deri në fund të korrikut.

Ushtria osmane komandohej nga vetë Sulltan Murati II.

Më 14 maj pararoja e saj arriti në Dibrën e Poshtme dhe rrethoi Sfetigradin.

Skënderbeu, për të lehtësuar mbrojtjen e kështjellës, tërhoqi në grykën e Rovikut pararojën turke dhe e shpartalloi.

Kur ushtria osmane mbërriti në Stefigrad, Skënderbeu e afroi gjithë ushtrinë disa milje larg kampit të saj.

Murati II kërkoi dorëzimin e kështjellës, e bombardoi, por dështoi.

Ndërkohë Skënderbeu e godiste kampin osman ditën dhe natën dhe bashkë me mbrojtësit e kështjellës e vunë armikun midis dy zjarreve.

Trupat osmane, që ruanin shpinën e forcave të tyre kryesore, patën shumë të vrarë e të plagosur, midis të cilëve edhe komandantin e tyre, Firuz Pashën.

Natën e 22 qershorit, shqiptarët sulmuan dhe hynë thellë brenda në kampin turk.

Vetëm kur osmanët gjetën ujësjellësin e kështjellës dhe i prenë asaj ujin, mbrojtësit u detyruan të dorëzohen, me kusht që të dilnin të lirë e të largoheshin të armatosur prej saj.

Megjithëse e pushtuan Sfetigradin, për shkak të humbjeve të shumta dhe zgjatjes së rrethimit për më shumë se dy muaj e gjysmë, osmanët u detyruan të ndërprisnin mësymjen dhe të tërhiqeshin, të ndjekur këmba-këmbës nga ushtria shqiptare.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shpellar-lab-lal-laluc-malok04/05/2021 15:34

Beteja e Sfetigradit ishte humbja ma e madhe Skenderbeut.Si dhe renia e kalase te Beratit,Keto dy beteja perbejne dy fitoret turqve.Humbja ne Vajkal nuk ishte aq e madhe sa dy te parat per ushtrine shqiptare.

Shto koment

Denonco