6 prill, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillimin dhe Paqen

6 prill, Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillimin dhe Paqen

13:50, 06/04/2021
A+ Aa A-

6 prilli është Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillimin dhe Paqen.

Më 23 gusht 2013 Kombet e Bashkuara vendosën të festojnë Ditën Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillimin dhe Paqen (International Day of Sport for Development and Peace) më 6 prill të çdo viti.

Qëllimi i kësaj dite është të nxisë jetesën e shëndetshme dhe të nxjerrë në pah synimet e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik për t'u ofruar sa më shumë njerëzve kontakt me sportin.

Po ashtu, kjo datë shenjon hapjen e parë në kohët moderne të Lojërave Olimpike në Athinë më 1896.

Nxitur nga kjo datë, sjellim këtu një foto të Fototekës së AQSh, ku paraqitet grupi sportiv i Gjimnazit Shtetëror të Shkodrës, i cili, siç thotë shënimi i fotografisë "...në të bujtunat ndërshkollore të Shkodrës në vjetin shkollor 1929-30 muer pjesë në 12 të bujtuna dhe fiton 19 çmime, 10 të para e 9 të dyta, dhe 2 gota argjendi".

Foto: AQSh.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco