Si u përzgjodhën mediat në takimin me shkrimtarin, Bardhyli: E bëri Helena me Kadarenë

Si u përzgjodhën mediat në takimin me shkrimtarin, Bardhyli: E bëri Helena me Kadarenë

13:40, 24/01/2021
A+ Aa A-

Takimi i çiftit Ismail dhe Helena Kadare në klubin letrat të Kavajës, duket se ka nxjerrë dhe njëherë në pah lehtësinë dashakeqëse të institucioneve për të përzgjedhur dhe diferencuar gazetarët e mediat, që do të transmetojnë lajmin te publiku.

Alda Bardhyli, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, thotë se diferencimi nuk erdhi nga ajo, por nga Helena dhe Ismail Kadare. Kontradiktore në pohimet e saj, Bardhyli fillimit shprehet se “çifti Kadare nuk donte kamera”.

Më tej, praninë e vetëm dy medieve e justifikon se “ato mund të kenë fol me Helenën”. Më tej, për t’i vënë vulën, duke iu referuar shkrimtarit u përgjigjet gazetareve duke thënë se “ai mund të zgjedh kë të dojë edhe unë nuk mund të ndërhyjë”.

Mirëpo, drejtoresha e Qendrës ende s’ka kthyer përgjigje medieve për këto dy pyetje të ngritura; 1) Përse nuk njoftoi mediet e tjera, për datën dhe vendin e takimit? 2) Në një kohë që ishin të gatshme të ishin të pranishme edhe pa kamera. 3) Kush i njoftoi dy mediet e tjera, të vetmet të pranishme në atë takim?

Për herë të parë, në 30 vite demokraci, ndodh që një institucion kombëtar i kulturës me Alda Bardhylin në krye,  të sillet si privat, duke mos zbatuar, parimin e barazisë. Për këtë sjellje, që është vetëm maja e ajzbergut ka ardhur koha që të përgjigjet Ministria e Kulturës, edhe ministrja në detyrë Elva Margariti.

Heshtja, do të tregonte aprovimin edhe të këtij institucion, për gjithçka ndodhi. Takimi u organizua në kuadër të 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare.

Ky shqetësim i gazetarëve të kulturës pret një sqarim nga Margariti, sa kohë që vetë Bardhyli nuk ka pasur një justifikim të qartë të asaj që ka ndodhur.

Edona Haklaj (Fax news)

Valeria Dedaj (Report tv)

Anisa Krraba (Vizion plus)

Egla Xhemali (Syri TV)

Leontina Nika (ABC)

Anila Dedaj ( MCN)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco