Më 19 janar 1731 u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit

Më 19 janar 1731 u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit

10:27, 20/01/2021
A+ Aa A-

Me 19 janar 1732 u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit në Kalabri, që i dha personalitete të mëdha Kishës e kulturës shqiptare. Pra, si sot, me 19 janar 1732 Kisha Arbëreshe çeli në Kalabri kolegjin e Shën Adrianit, institucion i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe kultivimin e vlerave shpirtërore, kulturore dhe etnike të Arbëreshëve.    

Në këtë kolegj studiuan dhe u formuan personalitete të ndryshme kishtare e kulturore  shqiptare si Jeronim De Rada, Markianò, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi e shumë të tjerë. Për rëndësinë, rolin e kontributin e kësaj vatre shpirtërore, kulturore dhe atdhetare që e ruajti ndër shekuj shpirtin arbëresh, ka folur në veçanti studiuesi arbëresh prof. Zef Chiaramonte nga Palermo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco