Edhe 100, Mjeshtre e Madhe e humorit shqiptar, Zyliha Miloti!

Edhe 100, Mjeshtre e Madhe e humorit shqiptar, Zyliha Miloti!

08:28, 12/01/2021
A+ Aa A-

Dje, më 11 janar 2021, Mjeshtrja e Madhe Zyliha Miloti  - "shkolla" e krijimit të karaktereve që në moshën 14-vjeçare e që për 61 vjet radhë ka krijuar qindra e qindra role, mbushi 75 vjeçe. Zyliha Miloti vazhdon të rrokë dashurinë dhe duartrokitjet e spektatorit. Ajo që nuk njeh pleqëri, Nana Zyl, më e shquara e skenës shkodrane dhe shqiptare.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana ademi, me këtë rast tha:" Jam rritur dhe gëzuar me humorin e batutat e roleve të saj, na zbukuronte ditët tona në një kohë kur edhe të buzëqeshje lirshëm, ishte gati e ndaluar! Ajo është më e mira e humorit shqiptar në teatër e në mediat televizive për mua, edhe për mijëra shkodranë e shqiptarë, brenda e jashtë Shqipërisë!

Edhe 100 Mjeshtre e Madhe e humorit shqiptar Zyliha Miloti!  Faleminderit për gjithçka që vazhdon të na japësh prej dekadash nga shpirti yt si artiste por edhe si njeri me zemër të madhe! Gëzuar ditëlindjen artiste e madhe Zyliha Miloti".

Më poshtë do të shihni një album fotografik të disa roleve të mjeshtres ndër vite nga teatri Migjeni.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    W12/01/2021 11:31

    KRENARIA E ARTIT SHKODRAN ,FESTON DITLINDJEN SOT.JU UROJM NGA ZEMRA NJE JET SA MA TE BUKUR ME FAMILJEN TUAJ. 100 VJEQ ZOJA E MADHE ZYLIHA MILOTI.

    Shto koment

    Denonco