Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Drejtoresha e ‘Migjenit’ vazhdon të refuzojë nominimin për 'Kult'/ Ema Andrea: 'Më tremb joprofesionalizmi'

Drejtoresha e ‘Migjenit’ vazhdon të refuzojë nominimin për 'Kult'/ Ema Andrea: 'Më tremb joprofesionalizmi'

15:00, 08/01/2021
A+ Aa A-

Drejtoresha e Teatrit 'Migjeni' Rita Gjeka, ka kritikuar publikisht 'Akademinë e Çmimeve Kult' për përfshirjen në to të shfaqjes së Migjenit “Zona e pritjes”.

E ftuar në  emisionin “Kafe shqeto” në Syri Tv, Gjeka është shprehur se nuk ka besim se shfaqja e ngjitur në skenën e teatrit “Migjeni” është parë nga organizatorët dhe do të gjykohet drejtë, ndaj kundërshton nominimin e tyre.

Më tej, Rita Gjeka ka pohuar se është duke punuar fort për ndarjen e artistëve dhe se nuk mund të flitet për integritet të tyre,  për sa kohë vendi është akoma në komunizëm. 

Pjesë nga intervista:

Flavio: Pse jeni kundër nominimit të teatrit Migjeni nga ana e çmimeve Kult?

“Sepse çmimet kult kanë 15 vite që zhvillohen dhe e kanë vendosur kufirin në Laç, nuk janë kujtuar asnjëherë për Shkodrën dhe pse është një nga Teatret më të vjetër në Shqipëri. Dhe kjo është një shkelje që i bëhët Shqipërisë. Ata nuk kanë ardhur kurrë të shohin një shfaqje, dhe si mund të gjykosh një shfaqje që nuk është parë? - tha Rita Gjeka ndër të tjera.

Pjesë e emisionit, u bë dhe aktorja Ema Andrea, e cila e mbështeti qëndrimin e saj, duke thënë se prurjet artistike nuk e kanë rritur aspak cilësinë.

“Mua më duket e drejtë që një  artist  të vendosë vetë të jetë apo jo, pjesë e një ndarjeje çmimesh apo diçka tjetër. Mua më tremb joprofesionalizmi, mungesa e festivaleve dhe mungesa e çmimeve. Një artist kurrsesi nuk mundet të japë votën e tij për një shfaqje që nuk e ka parë”, shtoi Ema ndër të tjera.

Shkëputur nga komentet e Gjekës në revistën Kult:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco