VIDEO/ Rrokstarët suedezë i këndojnë shqiptarëve, 'Xhamadanin vija -vija' për 28 Nëntorin!

VIDEO/ Rrokstarët suedezë i këndojnë shqiptarëve, 'Xhamadanin vija -vija' për 28 Nëntorin!

11:43, 28/11/2020
A+ Aa A-

Grupi suedez hard rock "MadMan’s Choice" i nderon shqiptarët mbarë sot duke kënduar këngën e njohut "Xhamadani vija - vija", pas mbresave të mëdha që i la suksesi i interpretimit të parë të saj dy vite më parë në Rahovec të Kosovës.

Në videon e publikuar sot në Yuo Tubi, ky grup prezanton këngën me këtë mesazh:

Kjo është mënyra jonë për të treguar vlerësimin tonë për njerëzit e mirë dhe Kosovën e bukur.

Puna në këtë projekt ishte përvojë shumë argëtuese dhe e paharrueshme. Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të interpretojmë në Hardh Fest në Rahovec, Kosovë.

Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote.

Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla.

Kështu që ideja për të bërë një video për këngën "Xhamadani", erdhi natyrshëm. Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut," përfundon mesazhi i Grupit./ar.sh/SYRI.NET

Anëtarët e grupit suedez MadMan´s Choice filluan të shkruajnë këngë për albumin e tyre debutues në 2015 dhe që nga ajo kohë, kanë udhëtuar nëpër botë dhe kanë luajtur në klube të ndryshme në Suedi.

Sfondet dhe ndikimet e ndryshme muzikore e kanë formësuar dhe zhvilluar muzikën në drejtim të një tingulli të tyre të veçantë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco