Ndarja nga jeta e Avni Mulës, dedikimi prekës i së bijës

Ndarja nga jeta e Avni Mulës, dedikimi prekës i së bijës

21:34, 29/10/2020
A+ Aa A-

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme, një nga kompozitorët më të njohur shqiptar të të gjitha kohërave, Avni Mula.

Lajmin e bën të ditur sopranoja me famë ndërkombëtare, Inva Mula.

“Gjigandi jonë fluturoi në Valsin e Perjetësisë! Për një përshendetje me dorë në zemër, homazhet kryen nesër, 30 tetor, ora 11:00-13:00 në hollin e Universitetit të Arteve, Tiranë. Avni Mula 04.01.1928 – 29.10.2020”- shkruan ajo.

Avni Mula lindi më 4 janar  të vitit 1928 në Gjakovë, Kosovë. AI ishte një kompozitor i shquar shqiptar. Avniu u martua me sopranon ruse Nina Mula me të cilën patë një vajzë Inva Mula.

Studimet e larta muzikore i kreu në Konservatorin “Çajkovski” të Moskës (1952-1957), ku u diplomua si këngëtar lirik, bariton.

Gjatë studimeve, ai u njoh dhe u martua me sopranon ruse Nina Mula, me të cilën kaloi një jetë të mrekullueshme.

Familja Mula është një nga Familjet e Mëdha të Artistëve shqiptarë, ku të gjithë anëtarët e familjes janë artistë: Avni Mula, Nina Mula dhe dy vajzat, Adelina Mula, pianiste dhe Inva Mula, me famë botërore.

Karrierën artistike Avni Mula e nisi menjëherë pas kthimit nga Moska si solist në Teatrin e Operës dhe Baletit, duke realizuar role kryesore të repertorit operistik të kohës, përmes së cilave u dallua për nivelin e lartë të zgjidhjeve muzikore-skenike. Veçohen realizimet e figurës së Figaros te “Berberi i Seviljes” të Rosinit, Gjetës tek “Mrika” e Prenk Jakovës, etj.

Avni Mula zhvilloi një aktivitet të pasur koncertal brenda dhe jashtë Shqipërisë. Veprimtarinë krijuese e nisi në gjysmën e dytë të viteve ’60, fillimisht në fushën e këngës e të romancës dhe më pas si autor i veprave të mëdha vokale-koncertale, kantata, poema vokale dhe skenike, ku veçohen opereta “Karnavalet e Korçës” dhe opera “Borana”.

Firmën e tij mbajnë edhe shumë këngë të muzikës së lehtë, mes të cilave “Valsi i lumturisë”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco